Garo, Mbështet si Maratonomak Fondacionin Down Syndrome Albania në Maratonën e Tiranës 20 Tetor, 2024
Fondacioni “Down Syndrome Albania” sjell edicionin e 4-ët të fushatës ndërgjegjësuese dhe për mbledhje fondesh “Garo, Mbështet si Maratonomak” në kuadër të Maratonës së Tiranës, që këtë vit zhvillohet me datë 20 Tetor 2024. Tetori është njëkohësisht dhe muaji i ndërgjegjësimit dhe i advokimit për sindromën Down.
Përmes fondeve të mbledhura nga kjo fushatë, ne mundësojmë shërbimet terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara (me sindromën Down, Autizëm, vonesa të tjera në zhvillim) që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike që frekuentojnë Qendrën tonë të Shërbimeve PRO PAK. Fondet mblidhen nga dhurues biznesi apo individë.
Arritjet e edicioneve të mëparshme të fushatës:
1. Në vitin 2021: Mblodhëm 7,248 euro, dhe vrapuan 35 maratonomakë
2. Në vitin 2022: Mblodhëm 22,787 euro, dhe vrapuan 213 maratonomakë
3. Ne vitin 2023: Mblodhëm 32,161 euro, dhe vrapuan 318 maratonomakë.
Falë dhurimeve në edicionin e vitit të kaluar, ne mbështetëm me shërbime terapeutike 25 fëmijë. Faleminderit nga dhe urojmë që bashkë, të arrijmë dhe më shumë në këtë edicion.
Nëse dëshironi që garën tuaj t’ja dedikoni fushatës tonë, lutemi të plotësoni formularin në fund të faqes për tu bashkuar me ekipin “Garo, Mbështet si Maratonomak Fondacionin Down Syndrome Albania”.
Shënime të rëndësishme:
- Në mënyrë që të kualifikohemi për çmimin e ekipit më të madh garues, është e nevojshme që regjistrimin tuaj në maratonë ta bëjë Fondacioni Down Syndrome Albania. Bashkoju si individ ose si ekip/staf i një biznesi që garon për kauzën tonë.
- Afati i plotësimit të këtij formulari është data 3 Tetor.
- Afati i pagesës në llogaritë e Fondacionit Down Syndrome Albania së tarifës së regjistrimit si dhe i bluzës apo dhe për blerjen e materialeve promocionale (seksioni vijues) që ju do të zgjidhni, është data 5 Tetor.
Tarifa e regjistrimit për në maratonë (e cila varion në bazë të sa Km do të vraponi) ju shkon organizatorëve / bashkisë Tiranë dhe jo Fondacionit Down Syndrome Albania. Në këtë tarifë të tyre përfshihen:
-Bluzë pambuku Marathon (kjo është bluza e organizatorëve jo e fushatës sonë)
-Numri i garës me emrin tuaj
-Kohëmatësi BIB
-Medalja për përfunduesit e garës
-Ujë përgjatë itinerarit
-Rezultatet online
Nëse dëshironi dhe bluzë Full Print të Maratonës së Tiranës (kjo është bluza ekstra e organizatorëve/Bashkisë Tiranë dhe jo e fushatës sonë), ajo kushton ekstra 10 euro. Ne sugjerojmë që në vend të kësaj bluze ju të blini dhe të garoni me bluzën (cilësi e lartë materiali dhe printimi) e fushatës sonë që do të mbajë dhe logot e kompanive dhuruese për fushatën dhe kushton 15 euro. Në këtë mënyrë ju si maratonomakë kontribuoni jo vetëm për aspektin ndërgjegjësues të fushatës, por dhe kontribuoni për shërbimet terapeutike të fëmijëve të qendrës sonë.
Nëse dëshironi të kontribuoni dhe më shumë se me vlerën e bluzës së Maratonës, atëherë ju mund të zgjidhni paketën e kontributit përmes blerjes së paketës me produktet tona promocionale. Në këtë rast Bluza e fushatës sonë dhe çorapet shumëngjyrëshe të 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down, janë dhuratë nga ne.
Për totalin e pagesës tuaj për pjesëmarrje në maratonë, lutemi përdorni linkun për pagesën online si më poshtë pasi të keni plotësuar formularin e regjistrimit:
https://www.dsalbania.org/
Lutemi në përshkrim të pagesës vendosni: Maratona 2024 dhe emrin e garuesit
(Për pyetje apo sqarime lutem kontaktoni me Mirelën në 0693443345 ose Admirin (pas datës 1 Tetor) në numrin 0695606269 ose na shkruani në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
PLOTESO FORMULARIN E REGJISTRIMIT. https://docs. google.com/forms/d/1P8OI- Sq8jzXnoaVT9hXAI7g8imweGDmlrv6 UW1eS6O0/edit