Kontribuoni tani

Mbështesni Shërbimet Tona Terapeutike Me Dhurimet Tuaja

Fondacioni “Down Syndrome Albania” (DSA) është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në vitin 2013, që mbron të drejtat dhe gjithëpërfshirjen e individëve me sindromën Down dhe aftësi të tjera të kufizuara në Shqipëri, duke ofruar njëkohësisht shërbime terapeutike, edukative dhe mbështetje për familjet përmes Qendrës së Shërbimeve “PRO PAK”.

Fondacioni ynë ofron një gamë të gjerë shërbimesh terapeutike dhe mbështetjeje për familjet, duke përfshirë:

- Vlerësime të zhvillimit të fëmijës

- Terapi zhvillimore

- Terapi fizike

- Terapi të të folurit dhe gjuhës (Logopedi)

- Terapi ABA

- Këshillim dhe terapi në grup për prindërit

Shërbimet tona u dedikohen kryesisht fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale (fëmijë me sindromën Down, në spektër të Autizmit, dhe me sfida të tjera në zhvillim) që vijnë nga familje me vështirësi financiare.

Ju mund të dhuroni përmes mënyrave si më poshtë. Lutem klikoni në ikonat për më shumë informacion :

Faleminderit për mbështetjen tuaj! Nëse dëshironi të merrni më shumë informacion mbi fëmijët që mbështesim me shërbime, lutem na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

 

Dhuroni me karte
Dhuroni me OpenPay
Dhuroni me EasyPay
Dhuroni me Paypal
Dhuroni me Banke