Më mbështet, më zhvillo, më drejto për një jetë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse
Kohëzgjatja e projektit: Shtator 2016 – Korrik 2017
Zona e projektit: Tiranë, Qarku Shkoder (Vau Dejes,Bushat, Koplik), Qarku Korçë (Pogradec, Bilisht), Qarku Vlorë (Saranda), Qarku Berat (Corovode, Kuçove)
Aktivitetet kryesore:
1. Ndërhyrja e hershme terapeutike individuale (terapi fizike, psikomotricitet, terapi zhvillimi dhe okupacionale, asistencë pedagogjike dhe terapi e të folurit dhe gjuhës) tek fëmijët me sindromën Down (SD).
2. Vlerësim i fëmijëve me SD në qytete të tjera të Shqipërisë, përpilimi i programeve individuale të ndërhyrjes, monitorim periodic (një here në 3 muaj) orientim pranë familjes të fëmijës me SD në qytetet, fshatrat që nuk kanë mundësi të përfitojnë nga shërbimet e Fondacionit Down Syndrome Albania në Tiranë.
3. Riprodhimi i “Udhërrëfyesi i kujdesit shëndetësor për individët me sindromën Down” (Protokolli shëndetësor produkt i EDSA-European Down Syndrome Association); Udhërrëfyesit “Kujdesi, edukimi dhe zhvillimi i fëmijëve me sindromën Down” – një manual praktik për kujdestarët, edukatorët, dhe psikologët e kopshteve dhe të çerdheve, në kuadër të arsimit gjithëpërfshirës” dhe prodhimi i një materiali orientues për prindërit mbi të drejtat e fëmijëve të tyre (E drejta për shëndetësi, shërbim, arsim, punësim, ndihmë sociale).
4. Konferenca përmbyllëse mbi raportimin e situatës së fëmijëve dhe individëve me sindromën Down (shëndeti, arsimi, shërbimet).
Donator: Agjencia për Mbrojtjen e Shoqërisë Civile
Per te pare sherbimet tona mund te navigoni PRO PAK