Apliko deri më 31 Janar 2024
Pozicioni/Shërbimi: Logoped/Terapist të foluri
Projekti/Emri i Programit: Aleanca për zgjerim të shërbimeve të integruara sociale dhe mirëqeverisje në rajonin e Tiranës.
Mbështetur nga: Bashkimi Evropian në kuadër të Programit për Përfshirjen Sociale në Shqipëri.
Nr. kontrate IPA/2022/433-138
Zbatuesi Kryesor: Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA)
Partner në zbatim: Bashkia Tiranë
Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat
Periudha e kontratës: 1 Shkurt 2024 – 30 Nëntor 2024
Vendi i Punës Qendra Komunitare Shkozë, Fondacioni Down Syndrome Albania
Prezantimi:
Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) është një organizate joqeveritare dhe jofitimprurëse themeluar në vitin 2013 dhe punon në fushën e të drejtave të njeriut, me fokus te të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. DSA advokon për të drejtat dhe nevojat e individëve me sindromën Down në Shqipëri dhe ofron shërbime për fëmijet dhe të rriturit me sindromën Down, aftësi të tjera të kufizuara intelektuale dhe sfida në zhvillim. Fushat tona të ekspertizës përfshijnë; vlerësimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve; hartimin, aplikimin dhe ndjekjen e planeve individuale të ndërhyrjes terapeutike apo mbështetëse në qendër apo mjedis natyror (shtëpi ose institucion arsimor); mbështetje të prindërve përmes këshillimeve individuale dhe seancave në grup; trajnime me fokus kryesor te mësuesit, psikologët, terapistët e gjuhës dhe të folurit, punonjës sociale dhe të tjerë profesionistë që punojnë me individë me aftësi të kufizuara; botimin e udhërrëfyesve praktikë për punën profesionale në fushën e aftësisë së kufizuar; konceptimin dhe zbatimin e fushatave advokuese, ndërgjegjësuese si dhe për mbledhje fondesh; organizimin e konferencave, tryezave të rrumbullakta me fokus aftësinë e kufizuar.
Përgjegjësitë specifike:
1. Merr pjesë në procesin e vlerësimit të fëmijëve me çrregullime neurozhvillimore
2. Merr pjesë në hartimin e planit të edukimit individual të fëmijës në bashkëpunim të ngushtë më anëtarët e tjerë të ekipit dhe familjen e fëmijës.
3. Ofron shërbimin terapeutik individual të bazuar në planin e edukimit individual të fëmijës.
4. Ndjek realizimin e programit të fëmijës brenda ambjentit të qendrës duke përfshirë edhe prindërit në zbatimin e programit të fëmijës.
5. Ofron mbështetjen e tij/saj për zhvillimin e fëmijës, ofron strategji të sjelljes për prindërit, si dhe strategji të tjera që lehtësojnë familjen e fëmijës për të mbështetur zhvillimin e tyre.
6. Informon dhe komunikon me prindin për strategjitë e procesit të terapisë dhe për vijimësinë e këtyre strategjive edhe në mjedise të tjera.
7. Plotëson dokumentacionin e nevojshëm për procesin terapeutik dhe dokumentacione të tjera me prindin e fëmijës sipas manualit të funksionimit të qendrës.
8. Ndjek dhe raporton te Lideri i Shërbimit realizimin e aktiviteteve sipas planit kohor.
Qëllimi i shërbimit:
Në kuadër të implementimit të këtij projekti, DSA në bashkëpunim me partnerin në zbatim Bashkia Tiranë, kërkon të punësojë:
Terapist ABA (me kohë të plotë).
Përgjegjësitë specifike:
1. Merr pjesë në procesin e vlerësimit të fëmijëve me çrregullime neurozhvillimore
2. Merr pjesë në hartimin e planit të edukimit individual të fëmijës në bashkëpunim të ngushtë më anëtarët e tjerë të ekipit dhe familjen e fëmijës.
3. Ofron shërbimin terapeutik individual të bazuar në planin e edukimit individual të fëmijës.
4. Ndjek realizimin e programit të fëmijës brenda ambjentit të qendrës duke përfshirë edhe prindërit në zbatimin e programit të fëmijës.
5. Ofron mbështetjen e tij/saj për zhvillimin e fëmijës, ofron strategji të sjelljes për prindërit, si dhe strategji të tjera që lehtësojnë familjen e fëmijës për të mbështetur zhvillimin e tyre.
6. Informon dhe komunikon me prindin për strategjitë e procesit të terapisë dhe për vijimësinë e këtyre strategjive edhe në mjedise të tjera.
7. Plotëson dokumentacionin e nevojshëm për procesin terapeutik dhe dokumentacione të tjera me prindin e fëmijës sipas manualit të funksionimit të qendrës.
8. Ndjek dhe raporton te Lideri i Shërbimit realizimin e aktiviteteve sipas planit kohor.
Kualifikimi:
✓ Të jetë i/e diplomuar (Bachelor dhe Master) në Psikologji ose Logopedi.
✓ Të ketë jo më pak se 1 vit eksperiencë pune në ushtrimin e profesionit të tij/saj ose praktike pune jo më pak se 2 vite.
✓ Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
✓ Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze.
✓ Të ketë përfunduar trajnimin e metodës ABA.
Preferohet që personi të ketë ndjekur trajnime kualifikuese shtesë në fushën e aftësisë së kufizuar.
Kohëzgjatja:
10 muaj
Vendndodhja:
Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA)
Rruga Hajredin Kumbaro, Vila nr.4, Sauk, Tiranë
Supervizimi:
Terapisti ABA do të supervizohet nga Lideri i Shërbimit Terapeutik.
Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kriteret e lartpërmendura mund të dorëzojnë dokumentat e mëposhtëm:
Politikat e mbrojtjes së fëmijëve të Fondacionit Down Syndrome Albania:
Personat që do të punojnë me dhe për Fondacionin Down Syndrome Albania duhet të pranojnë me shkrim se ata kanë kuptuar “Politikën e Fondacionit Down Syndrome Albania për Mbrojtjen e Fëmijëve”.
Kandidatët janë të lutur të dërgojnë dokumentet në adresat elektronike:
(to): f.shehu@dsalbania.org
dhe (cc): info@dsalbania.org
ose dorazi në adresën:
Rr. Hajredin Kumbaro, Vila 4, Sauk, Tiranë
deri me datë 31 Janar 2024.
[give_form id=”2870″]