root
Posts by :
Aktivitete në kuadër të Tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për sindromën Down- 2013
Down Syndrome Albania, bashkë me qendrat Jonathan dhe Future for You, kanë rënë dakord që në Shqipëri Tetori të caktohet si muaji i ndërgjegjësimit për Sindromën Down.DSA vendosi të lançojë zyrtarisht krijimin e saj pikërisht në këtë muaj, Tetor 2013 dhe të organizojë aktivitetet si më poshtë për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sindromë mes palëve të interesit.
5-30 Tetor – Fushatë mediatike ndërgjegjësuese “Të gjithë kemi nevojë për një mundësi për të treguar aftësitë tona”
25 Tetor – Koncert bamirësie i tenorit me famë botërore, ambasador i DSA, ne TKOB, ora 20:00 26 Tetor – Ekspozitë fotografike e fotografit turk me sindromën Down, Robert Cem Osborn, titulluar “Istanbul, the way i see it…”, në galerinë ZETA, ora 11:00 – 18:00 27 Tetor – Tryezë e rrumbullakët me temë “Arsimi gjithëpërfshirës një realitet ende i paprekshëm në sistemin arsimor shqiptar”. Organizuar nga DSA, me mbështetjen e Save the Children në Shqipëri.
Aktivitetet e Tetorit 2013, u mundësuan falë sponsorit gjeneral ALBtelecom dhe Eagle Mobile si dhe sponsorit mbështetës Raiffeisen Bank.
Buddy Walk® “Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje” 2014
Tetori është muaji i sensibilizimit për sindromën Down Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) organizon: Buddy Walk® Albania “Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje”
12 tetor 2014, ora 11:00 Start: Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” Finish: Parku Rinia (Taiwan), vijojmë me një program artistik
Për të dytin vit rradhazi Fondacioni Down Syndrome Albania, ngre zërin dhe kërkon vëmendje për një kauzë të lënë në harresë, kauzën e individëve me sindromën Down.
Buddy Walk® Albania me temë “Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje”, është një ecje sensibilizuese me qëllim promovimin e të drejtave dhe nevojave që kanë individëd me sindromën Down për të jetuar një jetë në dinjitet dhe gjithëpërfshirëse në vendin ku jetojmë.
Inisiativa Buddy Walk®, është konceptim i Shoqatës Kombëtare Amerikane të Sindromës Down (NDSS), dhe për herë të parë u organizua në vitin 1995 për të festuar tetorin, muajin e sensibilizimit për sindromën Down dhe për të promovuar pranimin dhe gjithëpërfshirjen e individëve me sindromën Down. Numri i Buddy Walk® ka ardhur në rritje dhe nga 17 ecje të organizuara në vitin 1995, këtë Tetor janë të planifikuara 300 ecje në të gjithë botën, një prej tyre dhe Buddy Walk® Albania. Në vitin 2013, në Amerikë nëpërmjet Buddy Walk® u mblodhën më shumë se 21.3 million $, të cilat ju transferuan programeve dhe shërbimeve lokale. Një pjesë e tyre u alokuan si fonde pranë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Sindromës Down, të cilat i përdor ato për inisiativat e saj advokuese dhe ndërgjegjësuese për individët me sindromën Down.
Fondacioni Down Syndrome Albania ka marrë licencën nga NDSS për të organizaur Buddy Walk® Albania.
Në finish të ecjes, në parkun Rinia, DSA ka organizuar një program festiv:
-
– Koncert me këngëtarët shqiptarë që kontribojne me zërin e tyre: Orgesa Zaimi, Kamela Islamaj, Çiljeta Xhilaga, Orinda Huta, Kejsi Tola dhe Vitmar Basha
-
– Panair simbolik me punime artistike dhe gatime të nënave të fëmijëve me sindromën Dow
-
Barbeque mundësuar nga Hako dhe produktet e Agna Group
-
Argëtime për fëmije
Të ardhurat nga shitjet do të shkojnë donacione për Qendrën e Zhvillimit dhe Arritjeve të DSA, ku marrin shërbim terapeutik 30 fëmijë me sindromën Down.
Buddy Walk® Albania realizohet me mbështetjen e: AMC,IDS, HAKO, TIKA , Agna Group, Platea sha, Univers Promotions, Metro, Visual dhe City Move, Pas+P Marketing, Connext Marketing dhe Iceberg Communication
DONT LET US DOWN!…në Muajin e Ndërgjegjësimit për sindromën Down- Tetor 2017
Në kuadër të muajit Tetor, Muajit të Ndërgjegjësimit për sindromën Down, Fondacioni Down Syndrome Albania nis fushatën DONT LET US DOWN!, për të ndërgjegjësuar shoqërinë mbi të drejtat dhe potencialin e individëve me sindromën Down.
BUDDY WALK® ALBANIA “EJA TË KESH NJË SHOK PËR KOKË PËRKRAH TEJE”, 2017
E Dielë, 1 Tetor
Ora 11:00Nisja nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” dhe mbërritja tek “Toptani Shopping Center”. Pas përfundimit të ecjes, do ketë program argëtues për të gjithë! Bashkohu me ne!
Fushata #AMCDSA
Fushata #AMCDSA në mediat sociale, gjatë Botërorit 2014, i siguroi DSA-së një dhurim prej 12,000 euro nga AMC
