Aktivitete në kuadër të Tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për sindromën Down- 2013
Down Syndrome Albania, bashkë me qendrat Jonathan dhe Future for You, kanë rënë dakord që në Shqipëri Tetori të caktohet si muaji i ndërgjegjësimit për Sindromën Down.DSA vendosi të lançojë zyrtarisht krijimin e saj pikërisht në këtë muaj, Tetor 2013 dhe të organizojë aktivitetet si më poshtë për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sindromë mes palëve të interesit.
5-30 Tetor – Fushatë mediatike ndërgjegjësuese “Të gjithë kemi nevojë për një mundësi për të treguar aftësitë tona”
25 Tetor – Koncert bamirësie i tenorit me famë botërore, ambasador i DSA, ne TKOB, ora 20:00 26 Tetor – Ekspozitë fotografike e fotografit turk me sindromën Down, Robert Cem Osborn, titulluar “Istanbul, the way i see it…”, në galerinë ZETA, ora 11:00 – 18:00 27 Tetor – Tryezë e rrumbullakët me temë “Arsimi gjithëpërfshirës një realitet ende i paprekshëm në sistemin arsimor shqiptar”. Organizuar nga DSA, me mbështetjen e Save the Children në Shqipëri.
Aktivitetet e Tetorit 2013, u mundësuan falë sponsorit gjeneral ALBtelecom dhe Eagle Mobile si dhe sponsorit mbështetës Raiffeisen Bank.
Per te pare sherbimet tona mund te navigoni PRO PAK