Rrjeti i ofruesve të Shërbimit në Kopshte/ Shkolla- Qendra e Shërbimeve PRO PAK
Qendra e Shërbimeve PRO PAK pranë Fondacionti Down Syndrome Albania kërkon të krijojë Rrjetin e Profesionisteve, për të ofruar shërbimin e mbështetjes për fëmijët me aftësi të kufizuara në kopësht dhe shkollë.
Profesionistët të cilët do të bëhen pjesë e këtij rrjeti do të punojnë ngushtësisht me stafin e Qendrës të Shërbimeve PRO PAK.
Personat duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
1. Të ketë diplomë bachelor në psikologji, logopedi apo punë sociale.
2. Të ketë diplomë master në psikologji, logopedi apo punë sociale (e preferueshme ).
3. Të kenë të paktën 1 vit eksperiece pune në kopësht shkollë apo proces terapeutik.
4. Të njohë gjuhën angleze dhe/ose italiane.
Personat e interesuar te dergojne nje CV te perditesuar ne adresat e e-mailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. dhe This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..
Per cdo informacion apo paqartesi kontaktoni ne nr. 068 80 42 222.