previous arrow
next arrow
Slider

Njoftime

Njoftime

Praktikat e Rekomanduara për Ndërhyrjen e Hershme - Udhëzues për profesionistë dhe komunitetin e gjerë

  • Written by b.lushaj@dsalbania.org
  • Category: Njoftime
  • Hits: 4413

Ky udhëzues vjen në gjuhën shqipe nga Fondacioni Down Syndrome Albania si një dije e konsoliduar me bazë shkencore për profesionistët, vendimmarrësit dhe familjarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara apo të rrezikuar nga pengesa në zhvillim.

 


  • Rëndësinë e ndërhyrjes së hershme
  • Praktikat më të avancuara evropiane të aplikuara ndër vite
  • Qasjen e ndërhyrjes me në qendër familjen
  • Tranzicionin nga ndërhyrja në fëmijërinë e hershme në shërbimet e specializuara dhe në sistemin arsimor

 


  • Nxitja e politikave për përmirësimin e legjislacionit dhe zbatimin e qasjeve të reja në ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme.
  • Rëndësia e madhe e fuqizimit të familjeve dhe rolin e tyre në mbështetjen e zhvillimit të fëmijës.
  • Qasje dhe zbatime praktike për profesionistët në terapitë dhe punën e tyre me familjet dhe fëmijët me aftësi të kufizuara apo pengesa në zhvillim. 

Është një fakt i pamohueshëm sot që zhvillimi i shëndetshëm i fëmijëve evidentohet që në barkun e nënës. Karakteristikat e familjes dhe të mjedisit shoqëror ku jetojnë fëmijët, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e fëmijës me efekte në nivelin e sistemit nervor qendror.

Praktikat teorike që do të gjeni brenda këtij udhëzuesit bazuar në neuro-shkencë, janë të konsoliduara dhe përbëjnë themelin e terapive për ndërhyrjen e hershme, sidomos tek fëmijët me aftësi të kufizuara ose të predispozuar për probleme të zhvillimit.

Down Syndrome Albania i jep rëndësi të veçantë sjelljes në gjuhën shqipe të informacionit më të avancuar shkencor dhe terapeutik në Europe, dhe ka kënaqësinë t’i prezantojë profesionistët, organet competente dhe publikut të gjerë shqiptar, me botimin “Praktikat e Rekomanduara për Ndërhyrjen e Hershme” zhvilluar në Portugali në kuadër të projetit "Më shumë ndërhyrje, Ndërhyrje më e mirë’ promovuar nga Shoqata Kombëtare e Ndërhyrjes së Hershme (ANIP) me mbështetjen e Fondacionit ‘Calouste Gulbenkian’ (CGF).

Këto praktika kanë bosht familjen në kompleks dhe jo vetëm fëmijën si individ të veçantë, ndaj ky udhëzues është shumë-planësh dhe tepër informues për të gjitha palët e përfshira në kujdesin e komuniteteve dhe familjeve të ndikuara nga shumë-llojshmëria e pengesave në zhvillim.

Thirrja me e madhe për mësimin dhe ndërgjegjësimin ndaj këtij informacioni praktik, sikurse për ngritjen e sistemeve përkatëse për zbatimin e këtyre teorie praktive, varet tërësisht nga angazhimi në terren i të gjithë aktorëve përgjegjës për përkundesjen ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuara.

Jo vetëm profesionistët e fushës, por sidomos administratorët brenda sistemit shtetëror dhe privat shkollor dhe social, që janë direkt përgjegjës, do të kenë më shumë përfitime nga vënia në praktikë me rigorozitet i këtij udhëzuesi.

Ky udhëzues është një eksperiencë e gjallë, e cila duhet të përthithet dhe përshtatet sipas parametrave të shoqërisë shqiptare në kontekstin e sotshëm të zhvillimit social dhe kuadrit ligjor, vendosur sipas standarteve europiane, të cilat Shqipëria aspiron të arrijë dhe përfeksionojë për veten e saj.

Down Syndrome Albania, gjithashtu fton publikun e gjerë shqiptarë të shfletojë këtë manual për të kuptuar disa nga kompleksitetet që vijnë si pasojë e mos-funksionimit të institucioneve sociale dhe nevojës për mirëmbajtjen e hapësirës sociale të pastër dhe etike, për të gjithë, por sidomos fëmijët dhe familjet më vulnerabël. Progresi social është i vetmi kontekst që e dallon një shoqëri të zhvilluar, përtej ekonomise dhe teknologjisë.

Drejt zhvillimit të modelit të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme me në Qendër Familjen në Shqipëri​

  • Written by kledion
  • Category: Njoftime
  • Hits: 3291

Projekti

 

Projekti “Shërbime sociale të integruara për përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në bashkinë Shijak,” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Bashkia Shijak në bashkëpunim me Shoqatën “Ndihmoni Jetën” dhe Fondacionin Down Syndrome Albania u zbatua në periudhën qershor 2022-shtator 2024.

Shtyllat kryesore të këtij projekti ishin: ofrimi i shërbimeve të specializuara, ofrimi i shërbimit të ndërhyrjes së hershme në qendër dhe në familje, ofrimi i shërbimit të lëvizshëm, etj. Gjithashtu, një komponent tepër i rëndësishëm ishte edhe ngritja e kapaciteteve të profesionistëve dhe ngritja e rrjetit të aktorëve lokalë të cilët do të punojnë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Bashkinë Shijak.

Në kuadër të këtij projekti është realizuar një analizë e situatës së shërbimeve të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme në Shqipëri dhe, bazuar në këtë analizë por dhe në përvojën ndërkombëtare të këtyre shërbimeve, është hartuar për herë të parë në Shqipëri një model i ofrimit të shërbimeve të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme me në Qendër Familjen. Ky model shërbimi synon të gjeneralizohet dhe replikohet për të gjitha shërbimet e Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme me në Qendër Familjen në Shqipëri.


  • Rëndësinë e ndërhyrjes së hershme
  • Praktikat më të avancuara evropiane të aplikuara ndër vite
  • Qasjen e ndërhyrjes me në qendër familjen
  • Tranzicionin nga ndërhyrja në fëmijërinë e hershme në shërbimet e specializuara dhe në sistemin arsimor

 

Rrjeti i ofruesve të Shërbimit në Kopshte/ Shkolla- Qendra e Shërbimeve PRO PAK

  • Written by dsa_u1
  • Category: Njoftime
  • Hits: 7746
Qendra e Shërbimeve PRO PAK pranë Fondacionti Down Syndrome Albania kërkon të krijojë Rrjetin e Profesionisteve, për të ofruar shërbimin e mbështetjes për fëmijët me aftësi të kufizuara në kopësht dhe shkollë. Profesionistët të cilët do të bëhen pjesë e këtij rrjeti do të punojnë ngushtësisht me stafin e Qendrës të Shërbimeve PRO PAK.

Read more

Thirrje për punësim për team leader

  • Written by dsa_u1
  • Category: Njoftime
  • Hits: 6300

Termat e Referencës

 

Pozicioni/Shërbimi:

Team Leader (1 person)

Projekti/EmriiProgramit:

PRO PAK

Llojiikontratës:

Kontratë me kohë të plotë

Periudha e kontratës:

Ditët e punës:

Fillon nga Mars-Prill 2019

5 ditë/javë

 

Read more

A letter to my son!
from the Founder of Down Syndrome Albania Foundation

My dearest, a little while longer and you will turn two years of age, and I will be experiencing the second year of my true happiness, my meaningful existence!

more

Events

  • Buddy Walk® Tirana

    Buddy Walk® Tirana

  • October - Increase Awareness

    October - Increase Awareness Month

  • 21st of March - World Down Syndrome Day

    21st of March

  • Buddy Walk® Tirana - October

    Buddy Walk® Tirana - October

  • Separated -  United

    Separated - United

Latest News

Covid 19 - 117 Albanian CSOs, ask Albani…

TO:      H.E.Mr. Edi Rama, Prime Minister of the Republic of Albania, Mrs. Ogerta Manastirliu, Minister of Health and Social Protection and...

07-04-2020

Read more

OSCE supports therapeutic services for c…

OSCE Prezence in Albania has donated a substantial fund for providing therapeutical services for 38 children with disabilities of Down...

05-02-2019

Read more

The aging of the population with Down sy…

The aging of the population with Down syndrome is a positive sign

02-02-2017

Read more