Mbrëmje Gala Bamirësie 2024
Më 6 Prill 2024, Fondacioni “Down Syndrome Albania” (DSA) organizoi një Mbrëmje Gala Bamirësie në kuadër të 21 marsit, Ditës Botërore të sindromës Down dhe 2 prillit, Ditës Botërore të Autizmit, si dhe në shënjim të 10 vjetorit të ofrimit të shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuara në Qendrën e Shërbimeve PRO PAK të fondacionit.
Qëllimi i mbrëmjes Gala ishte jo vetëm mbledhja e fondeve por dhe një moment vlerësimi për disa prej donatorëve dhe individëve që kanë pasur një impakt e kontribut të çmuar për DSA si dhe në rritjen e ndërgjegjesimit për kauzën, shembjen e stigmës, mbështetjen ndaj aftësive dhe talenteve dhe gjithëpërfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në komunitet, apo punës advokuese në fusha të caktuara si për shembull për sigurimin e arsimit gjithëpërfshirës.
Mbrëmja dhuroi mes të tjerash, kënaqësi artistike falë kontributit me artin dhe zërin e tyre të artistëve si Flaka Goranci (mezzo soprano), Armando Likaj (baritone), Jozef Pjetri (kompozitor, pianist), Ermal Rodi (saksofonist), Venera Lumani & Lind Islami, Blerina Shalari (pianiste), Kejsi Haxhija (soprano, studente e Akademisë së Arteve), Xhoslin Zdrava (pianist, student i Akademisë së Arteve, Aleksia Jani (violiniste) dhe Endrin Naipi (Dj Piko) si dhe Evi Reçi në rolin e moderatores.
Në këtë mbrëmje Gala u vlerësuan:
- IDS (Intercom Data Services), donatori mujor i shërbimeve të DSA që prej vitit 2014. Kjo kompani deri më sot ka dhuruar në total mbi 105,000 Euro. Vlerësimi ju dorëzua Z. Mario Ruka, Drejtor i Burimeve Njerëzore.
- Cardo AI, u vlerësua për kontributin si dhuruesi me i madh i Mbrëmjes Gala të Bamirësisë 2024, si dhe për bashkëpunimin dhe punën në ndërtimin e platformës së parë të punësimit për personat me aftësi të kufizuara, propune.al . Vlerësimi iu dorëzua drejtorit të kompanisë Z. Altin Kadareja.
- Piktori Markel Capo u vlerësua për kontribut në rritje të ndërgjegjësimit për sindromën Down, shembjes së stigmës shoqërore dhe nxitjes së aftësive në pikturë të fëmijëve me sindromën Down.
- Roland Hysi - Special Olympics Albania , u vlerësua për kontributin e paçmuar në ndërgjegjësim të kauzës së personave me aftësi të kufizuara dhe talenteve dhe aftësive të tyre në sport.
- Zela Koka - Shoqata MEDPAK u vlerësua për kontribut të paçmuar, ndër vite, në advokim të të drejtave, shërbimeve dhe arsimit gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Ngritja e fondeve konsistonte përmes blerjes së biletës për të marrë pjesë në këtë mbëmje Gala, bileta të cilat ishin të tre kategorive: Gold, Silver dhe Bronze. Gjithashtu tek bizneset u bë thirrje që të dhuronin mbi vlerën e biletave të blera.
Një moment tjetër i kësaj mbrëmje ishte dhe shorteu i hedhur për pjesemarrësit dhe mundësia që ata patën për të fituar disa dhurata, të cilat ishin po ashtu të dhuruara për DSA në kuadër të kësaj mbrëmje nga individët dhe bizneset si më poshtë:
- Zenith Travel – dhuroi një udhëtim çift në Theth
- Enzo Attini – dhuroi 2 palë syze
- Hotel Plaza dhe Plaza Spa – dhuroi një darkë çift dhe SPA
- Elga Mitre dhuroi pikturën e saj “Stand by me”
- Enkelejda dhe Ema Bregu, përkatësisht nënë e bijë, dhuruan pikturat e tyre “Janar i zjarrtë” dhe “Motive shqiptare”
Në këtë edicion të parë të një Mbrëmje Gala Bamirësie, DSA arriti të mbledhë në total 27,989 Euro nga shitja e biletave, dhurimet e kompanive apo individëve si dhe nga vlera e ankandit për pikturën “Iris Flower” të dhuruar nga piktori Admir Përvathi për këtë mbrëmje Gala. Piktura u ble nga Z. Olsi Gjeta, pjesë e ekipit Abi Bank, në vlerën 1,100 Euro. Stafi i DSA prezent në Gala, ishte gjithashtu kontribues. Biletat për ta u ofruan me 20% më pak se çmimi për blerësit e tjerë.
Sa i përket kostove të organizimit të kësaj mbrëmje, ato u mbajtën në minimum falë dy agjensive të marketingut partnere në organizim, OZ Marketing dhe BEA Marketing and Promotion, që i dhanë shërbimet e tyre pa pagesë (shërbim in-kind në vlerën totale 5,100 euro); artistëve pjesëmarrës, për të cilët u mbuluan veç shpenzimet e nevojshme si biletat e fluturimit dhe akomodimi për artistët nga diaspora apo dhe një pagesë e nevojshme për bandën e Lind Islami e Venera Lumani, si dhe pagesa e fonisë. Kosto më e madhe ishte ajo e ushqimit, por dhe në këtë rast për menunë e përzgjedhur nga DSA, hoteli aplikoi një ulje të konsiderueshme. Vera që u shërbye në Gala, ishtë kontribut dhe kortezi e Kantinës Çobo. Mes të pranishmëve në Gala brenda kostove janë akomoduar dhe të gjithë arsistët dhe stafet teknike e ndihmëse të nevojshme për të qenë prezent. Pjesëmarrja e disa prindërve (përfshirë ata me një rol artistik apo shërbimi në Gala) dhe e disa të rinjve me aftësi të kufizuara u mundësua nga Fibank Albania, OTP Bank, FSHF, Century 21 Astoria si dhe nga 3 dhurues individë. Në total kostot e organizimit kapën vlerën 13,300 Euro.
Vlera neto që mbetet në organizatë në funksion të shërbimeve teraputike nga ky edicion i parë i Mbrëmjes Gala është 14,689 euro.
DSA falenderon me zemër kompanitë dhe institucinet që kontribuan për këtë mbrëmje:
CARDO AI
PORSCHE ALBANIA
FIBANK – FIRST INVESTMENT BANK
PWC ALBANIA
AMERICAN BANK OF INVESTMENT
UNION BANK
PROCREDIT BANK
HAKO
OTP BANK
ONE ALBANIA
TRIMED HEALTHCARE
NOA – INSTITUCION FINANCIAR
SICRED - SHOQERI SIGURIMI JETE
IUTE CREDIT
FSHF – FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT
MARKEL CAPO
ZENITH TRAVEL AND TOURS
CENTURY 21 ASTORIA
KLINIKE DERMATOLOGJIKE A DERMA
MEDICAMENTA GROUP SRL
PIK HOST – AIRBNB AND HOTEL MANAGEMENT
RENT FROM LOCALS
EMBASSY OF GREECE IN ALBANIA
EMBASSY OF THE REPUBLIC OF SLOVENIA IN TIRANA
SUPERMARKET JOENA
EURO OFFICE
KLINIKA DENTARE “SPLENDENT” - DR. INA XHAXHO
HERITAGE
TERRE DES HOMMES – NDIHME PER FEMIJET
SHOQATA MEDPAK ASSOCIATION
SHOQATA NDIHMONI JETEN
VIZION OJF
WORLD VISION ALBANIA
DSA falenderon me zemër partnerët në organizim dhe individët që ndihmuan:
OZ MARKETING
BEA MARKETING & PROMOTION
MARITIM HOTEL PLAZA TIRANA
KANTINA ÇOBO
BELFIORE
WICKED
HOUSE OF FLOWERS LORI
GERALDINA SPOSA
FRENK'S LIGHTS
GENT ONUZI PHOTOGRAPHY
SOELA ZANI PHOTOGRAPHY
Falenderim i veçantë për mediat që promovuan Mbrëmjen tonë të Bamirësisë: Vizion + dhe Emisioni “Opinion”/Klan TV dhe Radio Club FM, si dhe Business Magazine e Revista Class.
Fondacioni Down Syndrome Albania, u themelua në vitin 2013 nga Emanuela Pepkola Zaimi, prind i një fëmije me sindromën Down. Çdo vit Fondacioni mbështet me shërbime rreth 70 fëmijë me aftësi të kufizuara, kryesisht nga familje në pamundësi ekonomike për të përballuar kostot e shërbimeve. Ndër vite komuniteti i biznesit dhe fushatat për dhurime individuale e mbledhje fondesh kanë qenë burim kryesor i fondeve të nevojshme për sigurimin e vazhdimësisë të aktivitetit. Fushata të tjera që DSA organizon gjatë vitit për mbledhje fondesh janë dhe:
- Fushata e Kartolinave të urimeve te fundvitit. Këto kartolina të cilat vizatiohen nga fëmijët e qendrës, blihen kryesisht nga bizneset për të përcjelle në formë të personalizuar me logon e tyre urimet tek klientët dhe bashkëpunëtorët. Nga kjo fushatë DSA ngre çdo vit 16,000 – 20,000 Euro net.
- Fushata e çorapeve shumëngjyrëshe. Kjo është fushata simbol e 21 Marsit, ditës botëore të sindromës Down. Sërish këto çorape janë në shitje për kompani e individ dhe kjo është fushata me virale e DSA, pasi mbështetësit që I blejnë postojnë foto me to veshur në mediat e tyre sociale në datën 21 Mars. Kjo fushatë ngre çdo vit rreth 5,000 Euro net.
- Fushata “Garo, Mbështet si Maratonomak DSA-në”. Kjo fushatë organizohet në Tetor, në kuadër të Maratonës së Tiranës. Vitin e shkuar u organizua edicioni i 3-të i kësaj fushate dhe mbi 300 maratonomakë vrapuan me bluzë e DSA e cila brandohet me logot e partnerëve dhe të biznesëve dhuruese. Vitin e shkuar nga kjo fushatë ne siguruam për shërbimet tona rreth 27,000 Euro net.
- Gjatë vitit DSA bën kërkesa dhe thirrje nga bizneset për të na u bashkuar dhe si donatorë mujor të shërbimeve apo për të bërë një dhurim „one time“, të cilat ndodhin kryesisht rreth periudhës së Krishtlindjes. Aktualisht DSA ka vetëm 4 donatorë mujor apo dhurues “one time” që kontibuojnë për shërbimet terapeutike (IDS, QTU, Produkte.al, Essegei), që në total kapin vlerën 18,400 euro për vitin 2024. DSA mbështetet me shërbime in-kind dhe nga: Tring, Kalo & Associates, DevPOS dhe Publer.
- Gjatë vitit DSA gjen gjithashtu mbështetje nga bizneset dhe individë dhurues për të mbuluar shpenzimet e organizimit të festës së 1 Qershorit, si dhe festës së fundvitit me fëmijët dhe të rinjtë e DSA, familjarët e tyre si dhe stafin e DSA.
- Në disa dyqane në Tiranë DSA ka dhe kuti donacioni të cilat në vit mbledhin rreth 1,700 Euro.
- Në Website të DSA qëndron mundësia për të dhuruar si individ përmes e-commerce, open pay, easy pay dhe paypal: https://www.dsalbania.org/index.php/dhuroni-me-visamastercard . DSA falenderon me zemër çdo individ dhurues përfshirë shqiptarët e diasporës.
Faleminderit nga Zemra që na mbështetët dhe në këtë sipërmarrje!
Me shumë respekt dhe mirënjohje për ju!
Fondacioni Down Syndrome Albania dhe Qendra e Shërbimeve PRO PAK