Lajmet e fundit

Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirëse për të gjithë!

Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirëse për të gjithë! - Building an inclusive school for all!

U mbajt gjatë kësaj jave nga data 10-15 Mars edicioni i 5-stë i trajnimit 6 ditor : “Building an inclusive school for all!- Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirëse për të gjithë”, edicioni i pestë i këtij kursi trajnimi synon të zhvillojë mirëkuptimin dhe ekspertizën e mësuesve, trajnerëve, drejtuesve dhe stafit të shkollës për arsimin gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuara. Kursi ofron një certifikatë të dorëzuar nga një organizatë evropiane.

Në ditën e parë të hapjes së këtij eventi ishin të ftuar: Znj.Zamira Gjini, Drejtore e Arsimit Parauniversitar prane Ministrise se Arsimit, Sportit dhe Rinise, Znj.Artina Morave, Drejtore Programi prane World Vision Albania, Znj.Rachel Vaughan, Perfaqesuese e EASPD, Znj.EmanuelaZaimi,Themeluese dhe drejtuese e DSA.

 

Ky trajnim është i organizuar nga EASPD në bashkëpunim me Word Vision Albania dhe Down Syndrome Albania, ku përgjatë 6 ditëve mësues nga Shqipëria, Belgjika, Greqia, Spanja, Hollanda morën pjesë në sesionet e zhvilluara nga 5 trajnerë europian, ekspertë në fushën e arsimit gjithëpërfshirës:

Znj. Annemie Jennes Oficere e lartë e politikës në organizatën Belge Arsimi Katolik Flanders, punon për të mbështetur gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor flanders.

Znj. Marleen Clissen ka punuar si një anëtare e stafit pedagogjik në organizatën Belgë Arsimit Katolik Flanders, duke punuar në kërkime shkencore, projekte ndërkombëtare për të mbështetur gjithëpërfshirjen dhe diversitetin në shkolla.

Dr. Wolfgang Plaute ka një Ph.D. në Shkenca Arsimore dhe ka punuar për 20 vjet në shërbimet e strehimit për të rritur me aftësi të kufizuara intelektuale, si dhe 10 vjet në shkolla speciale për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale. Për 30 vitet e fundit Wolfgang Plaute ka dhënë mësim në Universitetin e Salzburgut, Departamenti i Shkencave Arsimore në fushat e Edukimit Special dhe Seksual. Që nga shkurti i vitit 2013 ka qenë Profesor për Edukim dhe Përfshirje Speciale në Universitetin e Edukimit në Salzburg.

Dr. Andreja Klančar ka punuar si mësuese e matematikës dhe trajnues i mësuesve të TIK në Shkollën Fillore Lucija për 11 vjet. Ajo ka një diplomë doktorature në Shkencat Arsimore. Ajo është gjithashtu lektore e teknologjisë edukative në Fakultetin e Edukimit në Koper të Sllovenisë.

Znj. Jezerka Beškovnik ka punuar si mësuese e gjuhës që nga viti 1978, lëndët kryesore të saj janë anglisht, frëngjisht dhe letërsi në 18 vitet e fundit edhe si trajner i mësuesve të TIK. Ajo ka dhënë mësim në Shkollën Fillore "Lucija", duke kombinuar punën e saj në disa shkolla të tjera fillore dhe të mesme në bregdetin slloven, me gjuhën sllovene ose italiane si gjuhë mësimore.