Qendra e Sherbimeve PRO PAK

 

Qendra e Shërbimeve PRO PAK

Emri i ri i qendrës tonë të shërbimeve, u zgjodh diktuar nga misioni dhe përkushtimi ynë PRO të drejtave dhe nevojave të personave me aftësi të kufizuara; nga objektivi ynë për të siguruar shërbime PROfesionale për ta dhe për të qenë një faktor i rëndësishëm në sektorin e shërbimeve për ngritjen e kapaciteteve dhe dijeve të specialistëve që punojnë me dhe për PAK (Persona me Aftësi të Kufizuara).