Skip to content
  • Shqip
  • English

Vend vakant: Ekspert monitorimi për Planin Lokal Social në Bashkinë Tiranë

Apliko deri më 28 Prill 2024

Pozicioni/Shërbimi: Ekspert për monitorimin e Planit Lokal Social në bashkinë Tiranë

Ekspert për monitorimin e Planit Lokal Social në bashkinë Tiranë

Projekti/Emri i Programit: “Aleanca për zgjerim të shërbimeve të integruara sociale dhe mirëqeverisje në rajonin e Tiranës”

Mbështetur nga: Bashkimi Evropian Kontrata nr. IPA/2022/433-138

Zbatuesi Kryesor: Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA)

Partner në zbatim: Bashkia Tiranë

Lloji i kontratës: Kontratë shërbimi

Periudha e kontratës: Maj – Tetor 2024

Ekspert për monitorimin e Planit Lokal Social në bashkinë Tiranë

Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) është një organizatë jo qeveritare dhe jofitimprurëse themeluar në vitin 2013 dhe punon në fushën e të drejtave të njeriut, me fokus tek të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

DSA advokon për të drejtat dhe nevojat e individëve me sindromën Down në Shqipëri dhe ofron shërbime për fëmijet dhe të rriturit me sindromën Down, aftësi të tjera të kufizuara intelektuale dhe sfida në zhvillim. Fushat tona të ekspertizës përfshijnë; vlerësimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve; hartimin e planeve individuale të ndërhyrjes terapeutike apo mbështetëse në qendër apo ambjente natyrale (shtëpi ose institucion arsimor), aplikimin dhe ndjekjen e këtyre planeve; mbështetje të prinderve përmes këshillimeve individuale dhe seancave në grup; trajnime me fokus kryesor tek mësuesit, psikologët, terapistë të gjuhës dhe të folurit, punonjës sociale dhe të tjerë profesionistë që punojnë me individë me aftësi të kufizuara; botimin e udhërrëfyesëve praktikë për punën profesionale në fushën e aftësisë së kufizuar; konceptimin dhe zbatimin e fushatave advokuese, ndërgjegjësuese si dhe të fushatave për mbledhje fondesh; organizimin e konferencave dhe tryezave të rrumbullakta me fokus aftësinë e kufizuar.

Bashkia Tiranë ka në misionin e saj qeverisjen efektive, efikase dhe sa më pranë qytetarëve duke ofruar shërbime cilësore, njohjen e të drejtave dhe mbështetjen e respektimin e të drejtave dhe lirive themelore bazuar dhe në përputhje me legjislacionin e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Down Syndrome Albania në partneritet me Bashkine Tirane nisin implemetimin e projektit Aleanca për zgjerim të shërbimeve të integruara sociale dhe mirëqeverisje në rajonin e Tiranës. Ky projekt mbështetet nga Programi “Local level partnerships to advance social inclusion in Albania” i financuar nga Bashkimi Evropian.

Ky projekt ka si qëllim kryesor të sigurojë përfshirje sociale nëpërmjet shërbimeve të integruara të kujdesit social për personat me aftësi të kufizuara nga familje me vështirësi ekonomike që jetojnë në Tiranë, si dhe përmirësimit të kapaciteteve të vendimmarrësve lokal në fushën aftësisë së kufizuar mbi rritjen cilësore të shërbimeve, qeverisjes së mirë dhe transparencës”.

Qeverisja lokale luan një rol kyç në mbështetjen me shërbime si dhe mundësimin e një jete dinjitoze për personat me aftësi të kufizuara. Por, po kaq jetike është edhe monitorimi i politikave lokale dhe sigurimi i llogaridhënies nga organet e qeversjes vendore mbi zbatimin e masave të parashikuara për t’u ardhur në ndihmë komunitetit të PAK. Prandaj, një nga objektivat është edhe përpilimi i një raporti monitorimi, që plotëson standardet më të larta profesionale dhe etike, me synim raportimin e masës së arritjes së objektivave të Planit Lokal Social dedikuar PAK, në bashkinë Tiranë.

Në kuadër të këtij projekti kërkohet një ekspert i interesuar dhe me eksperiencë për monitorimin e zbatimit të Planit Lokal Social të bashkisë Tiranë.

1. Përgatitja e një raporti monitorimi për Planin Social Lokal, bazuar në masat e parashikuara për periudhën 2022-2024 dhe indikatorët e buxhetit lokal.

2. Ballafaqimi dhe agregimi në raport i informacionit.

3. Përgatitja dhe dorëzimi i raportit final të shërbimit.

Eksperti do të punojë ngusht me stafin përgjegjës të Fondacionit Down Syndrome Albania dhe do të raportojë tek stafi përgjegjës i projektit të Down Syndrome Albania.

Personat që do të punojnë me Kontrata Shërbimi për Fondacionin Down Syndrome Albania duhet të pranojnë me shkrim se ata kanë kuptuar “Politikën e Fondacionit Down Syndrome Albania për Mbrojtjen e Fëmijëve”.

1 Maj – 30 Tetor 2024.

1. Vlerësim dhe monitorim të angazhimit të insitucionit përgjegjëse në zbatimin e masave të përcaktuara në planin Lokal Social per Personat me Aftësi të Kufizuara 2022-2024.

2. Hartimi i raportit për monitorimin dhe vleresimin financiar të masave të përcaktuara në Planin Lokal për aftesinë e kufizuar. Raporti do të hartohet në gjuhën shqipe.

3. Prezantimi i raportit të vlerësimit në tryezat e diskutimit të projektit.

 

Procedura e aplikimit

1. Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë të mëparshme pune në përpilimin e raporteve vlerësuese, monitoruese apo raporte të ngjashme analitike.

2. Të ketë njohuri mbi ciklin dhe elementët e buxhetimit lokal.

3. Të jetë bashkëpunues/e, me qasje pozitive dhe etikë.

– CV të përditësuar

– Shprehja e interesit (shpjegoni se si i plotësoni kërkesat e thirrjes dhe referoni përvojat tuaja të mëparshme).

– Ofertën financiare (duke përfshire TVSH apo taksa) sipas formatit me poshtë

– Propozimi për monitorimin e institucionit, mënyrën se si do t’i qaseni bashkëpunimit me të dhe planit tuaj të punës përgjatë periudhës Prill – Tetor 2024.

Ekspert për monitorimin e Planit Lokal Social në bashkinë Tiranë

Shërbimi i ofruar nga eksperti do të paguhet në momentin që eksperti ka dorëzuar në kohë raportin e monitorimit. Pagesa do të kryhet në përfundim të të gjithë shërbimit.

Informacioni personal i dorëzuar për qëllime aplikimi në këtë thirrje (si emrat, adresat e emailit, etj.) do të mbahen nga DSA për të përpunuar aplikimet dhe për të kontaktuar individët në lidhje me detyrat potenciale që lidhen me thirrjen, ose për të ftuar për bashkëpunime të ngjashme në të ardhmen. Informacioni personal do të mbahet me kujdes maksimal dhe në përputhje me kërkesat për mbrojtjen e të dhënave. Në rast kërkesash specifike nga kandidatët e interesuar, të dhënat e tyre do të fshihen nga baza jonë e të dhënave.

Fondacioni Down Syndrome Albania, zotohet se do të zbatojë një proçes të drejtë përzgjedhjeje që do të konsiderojë si kualifikimin teknik të ekspertëve ashtu edhe propozimet e tyre financiare. Kontrata do t’i jepet kandidatit, oferta e të cilit duhet të përmbushi kërkesat si më poshtë:

 

• Konsiderohet teknikisht në përputhje /e pranueshme me kriteret e vendosura më lart (vetëm aplikimet/ kandidatët teknikisht të përgjegjshëm do të merren parasysh për vlerësimin financiar)

• Dhe ka marrë rezultatet më të larta të kombinuara teknike dhe financiare.

 

Kriteret Teknike – 70% e vlerësimit total – pikë maksimale: 70

Kriteri A: Eksperiencë e meparshme ne sherbime te ngjashme 30 pikë

Kriteri B: Propozimi për monitorimin e institucionit: 40 pike

 

Kriteret Financiare – 30% e vlerësimit total – pikë maksimale: 30

Kandidatët që kanë marrë një minimum prej 70% (49 pikë) të pikëve maksimale të arritshme për kriteret teknike (70 pikë) do të konsiderohen për vlerësimin financiar.

 

Kandidatët janë të lutur të dërgojnë dokumentet e mësipërme në adresat elektronike (to): info@dsalbania.org dhe (cc): m.juka@dsalbania.org me subjekt/titull e-maili: “Ofertë Ekspert Monitorimi” deri me datë 28 Prill 2024.

 

Skip to content