Skip to content
  • Shqip
  • English

Njoftim punësimi: Ekspert Ligjor për trajnime në fushën e aftësisë së kufizuar profesionistëve të fushës

Apliko deri më 1 Prill 2024

Projekti/Emri i Programit: Aleanca për zgjerim të shërbimeve të integruara sociale dhe mirëqeverisje në rajonin e Tiranës

Mbështetur nga: Bashkimi Evropian
Kontrata nr. IPA/2022/433-138
Zbatuesi Kryesor: Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA)
Partner në zbatim: Bashkia Tiranë
Lloji i kontratës: Kontratë shërbimi
Periudha e kontratës: Maj – Qershor 2024
Ditët e punës/shërbimi: 28 ditë

ekspert ligjor

Prezantimi:

 

Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e themeluar në vitin 2013 që punon në fushën e të drejtave të njeriut, me fokus te të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
DSA advokon për të drejtat dhe nevojat e individëve me sindromën Down në Shqipëri dhe ofron shërbime për fëmijet dhe të rritur me sindromën Down, aftësi të tjera të kufizuara intelektuale dhe sfida në zhvillim. Fushat tona të ekspertizës përfshijnë: vlerësimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve; hartimin e planeve individuale të ndërhyrjes terapeutike apo mbështetëse në qendër apo ambjente natyrale (shtëpi ose institucion arsimor), aplikimin dhe ndjekjen e këtyre planeve; mbështetje të prinderve përmes këshillimeve individuale dhe seancave në grup; trajnime me fokus kryesor tek mësuesit, psikologët, terapistë të gjuhës dhe të folurit, punonjës sociale dhe të tjerë profesionistë që punojnë me individë me aftësi të kufizuara; botimin e udhërrëfyesëve praktikë për punën profesionale në fushën e aftësisë së kufizuar; konceptimin dhe zbatimin e fushatave advokuese, ndërgjegjësuese si dhe të fushatave për mbledhje fondesh; organizimin e konferencave dhe tryezave të rrumbullakta me fokus aftësinë e kufizuar.

Bashkia Tiranë ka në misionin e saj qeverisjen efektive, efikase dhe sa më pranë qytetarëve duke ofruar shërbime cilësore, njohjen e të drejtave dhe mbështetjen e respektimin e të drejtave dhe lirive themelore bazuar dhe në përputhje me legjislacionin e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Fondacioni Down Syndrome Albania në partneritet me Bashkinë Tiranë dhe me mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian, ka filluar implementimin e projektit “Aleanca për Zgjerim të Shërbimeve të Integruara Sociale dhe Mirëqeverisje në Rajonin e Tiranës”. Ky projekt mbështetet nga Programi “Local level partnerships to advance social inclusion in Albania” i financuar nga Bashkimi Evropian.
Projekti është dizenjuar që t’ju vijë në ndihmë fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuar si edhe familjeve të tyre të cilat kanë vështirësi ekonomike dhe sociale apo vijnë nga grupe të margjinalizuara. Impakti që projekti do të ketë në komunitetin e personave me aftësi të kufizuar në qytetin e Tiranës është ofrimi i shërbimeve të integruara sociale për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre me vështirësi ekonomike që jetojnë në Tiranë dhe përmirësimi i kapaciteteve të profesionistëve të fushës së aftësisë së kufizuar dhe institucioneve të qeverisjes vendore për ofrimin e shërbimeve cilësore, qeverisjen e mirë dhe transparencën.

Fondacioni Down Syndrome Albania në partneritet me Bashkinë Tiranë vazhdojnë implementimin e projektit “Aleanca për zgjerim të shërbimeve të integruara sociale dhe mirëqeverisje në rajonin e Tiranës”. Ky projekt mbështetet nga Programi “Local level partnerships to advance social inclusion in Albania” i financuar nga Bashkimi Evropian.

Ky projekt ka si qëllim kryesor të sigurojë përfshirje sociale nëpërmjet shërbimeve të integruara të kujdesit social për personat me aftësi të kufizuara nga familje me vështirësi ekonomike që jetojnë në Tiranë, krahas përmirësimit të kapaciteteve të profesionistëve të fushës së aftësisë së kufizuar dhe institucioneve të pushtetit vendor për rritjen cilësore të shërbimeve, qeverisje të mirë dhe transparencë”.

Qëllimi i shërbimit:

Qeverisja lokale luan një rol kyc në mbështetjen me shërbime si dhe mundësimin e një jete dinjitoze për personat me aftësi të kufizuara. Megjithatë, zyrtarët apo vendimmarrësit lokal në fushën e aftësisë së kufizuar shpesh udhëhiqen në punën e tyre nga objektiva konkurrues politik dhe u mungon dija e thelluar në lidhje me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe politikat lokale që mund të përmirësojnë jetën e tyre. Për këtë do të organizohen sesione trajnimi për një numër prej 50-70 zyrtarësh që punojnë pranë bashkisë Tiranë.

Sesionet do të përfshijnë tema/ module si:

Trajnimi I: KUADRI LEGJISLATIV E STRATEGJIK MBI AFTËSINË E KUFIZUAR

  • Kuadri normativ në lidhje me aftësinë e kufizuar në Shqipëri dhe raporti me Konventat Ndërkombëtare
  • Kuadri Strategjik Kombëtar dhe Lokal mbi aftësinë e kufizuar
  • Praktikat më të mira të legjislacionit dhe vendimmarrjes gjithpërfshirëse

Në kuadër të këtij projekti kërkohet një ekspert me formim juridik mbi çështjet e aftësisë së kufizuar dhe eksperiencë në trajnimin e vendimmarrësve e profesionistëve. Ai do të angazhohet në ofrimin e 6 ditëve trajnim me kohëzgjatje 4- 6 orë/ ditë.

Afatet kohore dhe përgjegjësitë e ekspertit:

1. Përgatitja e modulit të trajnimit – 10 ditë pas nënshkrimit të kontratës
2. Përgatitja e materialeve të trajnimit (agjenda, pre dhe post test, vlerësimi i trajnimit, materialet e prezantimit)- 2 ditë përpara nisjes së trajnimit
3. Kryerja e trajnimit- 6 ditë (3 ditë me një grup, 3 ditë me një grup tjetër)
4. Përgatitja dhe dorëzimi i raportit final të shërbimit -10 ditë pas përfundimit të trajnim 

Eksperti do të duhet të jetë prezent në: 
6 ditë ofrim trajnimi

Metodologjia: Trajneri do të ofrojë trajnimet me metoda bashkëkohore dhe duke përfshire diskutime, punë në grup.
Supervizimi: Eksperti do të punojë ngushtë me stafin përgjegjës të Fondacionit Down Syndrome Albania dhe do të raportojë tek stafi përgjegjës i projektit të Down Syndrome Albania.

Përgjegjësitë e Fondacionit Down Syndrome Albania:

  • Të përgatisë kalendarin e trajnimit me datat specifike
  • Të lehtësojë procesin e organizimit të trajnimit, vendin, çështje të tjera logjistike

Politikat e mbrojtjes së fëmijëve të Fondacionit Down Syndrome Albania:

Personat që do të punojnë me Kontrata Shërbimi për Fondacionin Down Syndrome Albania duhet të pranojnë me shkrim se ata kanë kuptuar “Politikën e Fondacionit Down Syndrome Albania për Mbrojtjen e Fëmijëve”.

Kohëzgjatja e konsulencës: Përgjatë periudhës 1 Maj– 30 Qershor 2024.

Procedura e aplikimit: 
Kualifikime dhe aftësitë:

1. Të zotërojë diplomë të nivelit Master në degën Drejtësi ose Shkenca Politike

2. Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë të mëparshme në ofrimin e trajnimeve për profesionistë apo të ketë përvojë si lektor në universitet

3. Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë të mëparshme në trajnime për fushën e aftësisë së kufizuar

4. Të zotërojë aftësi shumë të mira të të folurit në publik;

5. Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese;

6. Të jetë bashkëpunues/e, me qasje pozitive dhe etikë

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:

– CV të përditësuar

– Shprehja e interesit (shpjegoni se si i plotësoni kërkesat e thirrjes dhe referoni përvojat tuaja të mëparshme).

– Ofertën financiare (duke përfshire TVSH apo taksa) sipas formatit me poshtë:

format

Planifikimi i pagesës dhe të dhënat personale:

Shërbimi i ofruar nga eksperti do të paguhet në momentin që eksperti ka dorëzuar në kohë dokumentacionet e rëna dakort dhe ka kryer procesin e trajnimit. Pagesa do të kryhet në përfundim të të gjithë shërbimit.

Informacioni personal i dorëzuar për qëllime aplikimi në këtë thirrje (si emrat, adresat e emailit, etj.) do të mbahen nga DSA për të përpunuar aplikimet dhe për të kontaktuar individët në lidhje me detyrat potenciale që lidhen me thirrjen, ose për të ftuar për bashkëpunime të ngjashme në të ardhmen. Informacioni personal do të mbahet me kujdes maksimal dhe në përputhje me kërkesat për mbrojtjen e të dhënave. Në rast kërkesash specifike nga kandidatët e interesuar, të dhënat e tyre do të fshihen nga baza jonë e të dhënave.

Procesi i vlerësimit:

 

Fondacioni Down Syndrome Albania, zotohet se do të zbatojë një proçes të drejtë përzgjedhjeje që do të konsiderojë si kualifikimin teknik të ekspertëve ashtu edhe propozimet e tyre financiare. Kontrata do t’i jepet kandidatit, oferta e të cilit duhet të përmbushi kërkesat si më poshtë:

 

  • Konsiderohet teknikisht në përputhje /e pranueshme me kriteret e vendosura më lart (vetëm aplikimet/ kandidatët teknikisht të përgjegjshëm do të merren parasysh për vlerësimin financiar)

  • Dhe ka marrë rezultatet më të larta të kombinuara teknike dhe financiare.

 

Kriteret Teknike – 70% e vlerësimit total – pikë maksimale: 70

Kriteri A: Përputhshmëria e formimit akademik- pikë maksimale: 20

Kriteri B: Eksperiencë në ofrimin e shërbimeve ndaj personave me aftësi të kufizuara: 25 Kriteri C: Eksperiencë në ofrimin e trajnimeve 25

 

Kriteret Financiare – 30% e vlerësimit total – pikë maksimale: 30

Kandidatët që kanë marrë një minimum prej 70% (49 pikë) të pikëve maksimale të arritshme për kriteret teknike (70 pikë) do të konsiderohen për vlerësimin financiar.

 

Kandidatët janë të lutur të dërgojnë dokumentet e mësipërme në adresat elektronike (to): info@dsalbania.org dhe (cc): m.juka@dsalbania.org me subjekt/titull e-maili: “Ofertë Ekspert Trajnimi” deri me datë 1 Prill 2024.

 

 

 

Skip to content