Skip to content
  • Shqip
  • English

https://drive.google.com/file/d/18zqZMkx2BpXogmZMHJ48TLo1tMhM987B/view?usp=drive_link

Apliko deri më 12 Mars 2024

Projekti/Emri i Programit: Aleanca për zgjerim të shërbimeve të integruara sociale dhe mirëqeverisje në rajonin e Tiranës

Mbështetur nga: Bashkimi Evropian
Kontrata nr. IPA/2022/433-138
Zbatuesi Kryesor: Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA)
Partner në zbatim: Bashkia Tiranë
Lloji i kontratës: Kontratë shërbimi
Periudha e kontratës: Mars-Shtator 2024
Ditët e punës/shërbimi: 360 orë, 1 herë në javë/fëmija

419742936_739973684805793_5661269105873202892_n

Prezantimi:

 

Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e themeluar në vitin 2013 që punon në fushën e të drejtave të njeriut, me fokus te të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
DSA advokon për të drejtat dhe nevojat e individëve me sindromën Down në Shqipëri dhe ofron shërbime për fëmijet dhe të rritur me sindromën Down, aftësi të tjera të kufizuara intelektuale dhe sfida në zhvillim. Fushat tona të ekspertizës përfshijnë: vlerësimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve; hartimin e planeve individuale të ndërhyrjes terapeutike apo mbështetëse në qendër apo ambjente natyrale (shtëpi ose institucion arsimor), aplikimin dhe ndjekjen e këtyre planeve; mbështetje të prinderve përmes këshillimeve individuale dhe seancave në grup; trajnime me fokus kryesor tek mësuesit, psikologët, terapistë të gjuhës dhe të folurit, punonjës sociale dhe të tjerë profesionistë që punojnë me individë me aftësi të kufizuara; botimin e udhërrëfyesëve praktikë për punën profesionale në fushën e aftësisë së kufizuar; konceptimin dhe zbatimin e fushatave advokuese, ndërgjegjësuese si dhe të fushatave për mbledhje fondesh; organizimin e konferencave dhe tryezave të rrumbullakta me fokus aftësinë e kufizuar.
Bashkia Tiranë ka në misionin e saj qeverisjen efektive, efikase dhe sa më pranë qytetarëve duke ofruar shërbime cilësore, njohjen e të drejtave dhe mbështetjen e respektimin e të drejtave dhe lirive themelore bazuar dhe në përputhje me legjislacionin e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Fondacioni Down Syndrome Albania në partneritet me Bashkinë Tiranë dhe me mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian, ka filluar implementimin e projektit “Aleanca për Zgjerim të Shërbimeve të Integruara Sociale dhe Mirëqeverisje në Rajonin e Tiranës”. Ky projekt mbështetet nga Programi “Local level partnerships to advance social inclusion in Albania” i financuar nga Bashkimi Evropian.
Projekti është dizenjuar që t’ju vijë në ndihmë fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuar si edhe familjeve të tyre të cilat kanë vështirësi ekonomike dhe sociale apo vijnë nga grupe të margjinalizuara. Impakti që projekti do të ketë në komunitetin e personave me aftësi të kufizuar në qytetin e Tiranës është ofrimi i shërbimeve të integruara sociale për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre me vështirësi ekonomike që jetojnë në Tiranë dhe përmirësimi i kapaciteteve të profesionistëve të fushës së aftësisë së kufizuar dhe institucioneve të qeverisjes vendore për ofrimin e shërbimeve cilësore, qeverisjen e mirë dhe transparencën.

Fondacioni Down Syndrome Albania në partneritet me Bashkinë Tiranë vazhdojnë implementimin e projektit “Aleanca për zgjerim të shërbimeve të integruara sociale dhe mirëqeverisje në rajonin e Tiranës”. Ky projekt mbështetet nga Programi “Local level partnerships to advance social inclusion in Albania” i financuar nga Bashkimi Evropian.
Ky projekt ka si qëllim kryesor të sigurojë përfshirje sociale nëpërmjet shërbimeve të integruara të kujdesit social për personat me aftësi të kufizuara nga familje me vështirësi ekonomike që jetojnë në Tiranë, krahas përmirësimit të kapaciteteve të profesionistëve të fushës së aftësisë së kufizuar dhe institucioneve të pushtetit vendor për rritjen cilësore të shërbimeve, qeverisje të mirë dhe transparencë”.

Qëllimi i shërbimit:

Prindërit përballen me sfida lidhur me mësimin e aftësive të reja të vetëkujdesit për fëmijët e tyre. Kjo ndërhyrje profesionale do t’u mundësojë nxitjen e potencialit për aftësi të kujdesit për veten, të rëndësishme për funksionimin e fëmijëve në përditshmëri në mjedise të ndryshme, si në shtëpi, kopsht apo shkollë.
Kurset e autonomisë personale do të ofrohen për 10-15 fëmijë me aftësi të kufizuara 1 herë në javë me një kohëzgjatje reth 1 orë në javë, për nje periudhë 6-7 mujore. Shërbimi do të ofrohet nga eksperti sipas modelit 1:1 (terapist-fëmijë).
Ky shërbim ka si qëllim që të mbështesë fëmijët për të mësuar, zhvilluar dhe ruajtur aftësitë e autonomisë personale të tilla si:
• Vetëkujdesi për higjienën personale: Larja e duarve, higjiena e gojës, procesi i tualetit, procesi i dushit, etj;
• Proceset e veshjes, identifikimi dhe përzgjedhja e veshjeve;
• Proceset e ushqyerjes dhe kujdesit të pavarur në kuzhinë: vetëushqyerja; përgatitja e një vakti të thjeshtë; shtrimi i tavolinës, etj;

Në kuadër të këtij projekti kërkohet një ekspert që do të ofrojë kurset e autonomisë personale për fëmijët me aftësi të kufizuara pranë qendrave komunitare të Bashkisë Tiranë.

Afatet kohore dhe përgjegjësitë e ekspertit:

1- Të përgatisë skedat hyrëse dhe ato përfundimtare për çdo fëmijë sipas formatit të ofruar nga Fondacioni Down Syndrome Albania si dhe të hartojë raportet përkatëse për çdo skedë të plotësuar;
2- Të ofroje sesione të kursit te autonomise personale (1:1) për femijet sipas kalendarit të vendosur mes palëve.
3- Të mbajë të dhëna për çdo sesion të zhvilluar nga çdo fëmijë;
4- Të përgatisë materialet e nevojshme për zhvillimin e kursit;
5- Të mbajë një komunikim të përjavshëm me prindërit e fëmijëve pjesëmarrës.
6- Të raportojë pranë Stafit të Fondacionit Down Syndrome Albania.

Vendi i punës:
Shërbimi është menduar të ofrohet në 3 qendra shërbimi ne Bashkinë Tiranë që do të vendoset në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, sipas nevojave të target grupit.

Metodologjia:
Eksperti do të ofrojë shërbimin e tij 1 herë në javë/pjesëmarrës për 50-60 minuta/ sesion. Shërbimi do të ofrohet nga eksperti sipas modelit 1:1 (ekspert-fëmijë). Eksperti do të ofrojë kurset e autonomisë personale me metodën me në qendër fëmijën, familjen dhe mirëqenien e tyre duke përdorur si mjet kryesor shpërblimin për të rritur aftësitë e fëmijës.

Supervizimi:
Eksperti do të punojë ngushtë me stafin përgjegjës të Fondacionit Down Syndrome Albania dhe do të raportoj tek stafi përgjegjës i projektit të Down Syndrome Albania.
Përgjegjësitë e Fondacionit Down Syndrome Albania:
• Të përgatisë kalendarin e ofrimit të kurseve me vendin dhe datat specifike.
• Të lehtësojë proçesin e organizimit të kurseve, vendin, çështje të tjera logjistike.

Politikat e mbrojtjes së fëmijëve të Fondacionit Down Syndrome Albania:
• Personat që do të punojnë me Kontrata Shërbimi për Fondacionin Down Syndrome Albania duhet të pranojnë me shkrim se ata kanë kuptuar “Politikën e Fondacionit Down Syndrome Albania për Mbrojtjen e Fëmijëve”.

Kohëzgjatja e shërbimit: (Mars-Shtator 2024)

Proçedura e aplikimit:

Eksperti duhet të përmbushë kërkesat si më poshtë:
1. Të ketë përfunduar studimet Bachelor ose Master në degët: Psikologji, Logopedi, Punë Sociale, apo degë të ngjashme;
2. Të ketë eksperiencë të mëparshme pune me fëmijët me aftësi të kufizuara në programe të njëjta apo të ngjashme;
3. Të ketë kryer trajnime profesionale në fushën e aftësisë së kufizuar apo zhvillimin e fëmijës.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:
– CV të përditësuar.
– Diplomë të nivelit të përfunduar të studimeve (Bachelor dhe/ose Master).
– Ofertën financiare për orë (duke përfshirë TVSH apo taksa).
– Dëshmi të çertifikatave (nëse dispononi).

Planifikimi i pagesës:
Shërbimi i ofruar nga eksperti do të paguhet në bazë të rasteve për të cilët ofron kurse të autonomisë personale.

Procesi i vlerësimit:
Fondacioni Down Syndrome Albania, zotohet se do të zbatojë një proçes të drejtë përzgjedhjeje që do të konsiderojë si kualifikimin teknik të ekspertëve ashtu edhe propozimet e tyre financiare. Kontrata do t’i jepet kandidatit, oferta e të cilit duhet të përmbushi kërkesat si më poshtë:
• Konsiderohet teknikisht në përputhje /e pranueshme me kriteret e vendosura më lart (vetëm aplikimet/ kandidatët teknikisht të përgjegjshëm do të merren parasysh për vlerësimin financiar)
• Dhe ka marrë rezultatet më të larta të kombinuara teknike dhe financiare.
Kriteret Teknike – 70% e vlerësimit total – pikë maksimale: 70
Kriteri A: Përputhshmëria e formimit akademik- pikë maksimale: 20
Kriteri B: Eksperiencë pune e mëparshme me fëmijët me aftësi të kufizuara: 25
Kriteri C: Eksperiencë e mëparshme në trajtimin e fëmijëve për aftësitë e autonomisë personale: 25
Kriteret Financiare – 30% e vlerësimit total – pikë maksimale: 30

Kandidatët që kanë marrë një minimum prej 70% (49 pikë) të pikëve maksimale të arritshme për kriteret teknike (70 pikë) do të konsiderohen për vlerësimin financiar.
Kandidatët janë të lutur të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në adresat elektronike (to): info@dsalbania.org dhe (cc) m.juka@dsalbania.org me subjekt/titull e-mail: “Ofertë Ekspert i Autonomisë Personale” deri me datë 12 Mars 2024.

 

Skip to content