Apliko deri më 20 Maj 2024
Termat e Referencës (TORs)
Pozicioni/Shërbimi: | Terapist ABA |
Zbatuesi Kryesor: | Fondacioni DownSyndrome Albania (DSA) |
Lloji i kontratës: | Kontratë punë me kohë të plotë |
Periudha e kontratës: | 22 Maj – në vazhdim |
Vendi i Punës | Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) |
Prezantimi:
Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse themeluar në vitin 2013 dhe punon në fushën e të drejtave të njeriut, me fokusin te të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
DSA advokon për të drejtat dhe nevojat e individëve me sindromën Down në Shqipëri dhe ofron shërbime për fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down, me aftësi të tjera të kufizuara intelektuale dhe me sfida në zhvillim. Fushat tona të ekspertizës përfshijnë: vlerësimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve, hartimin e planeve individuale të ndërhyrjes terapeutike apo mbështetëse në qendër apo mjedis natyral (shtëpi ose institucion arsimor), aplikimin dhe ndjekjen e këtyre planeve; mbështetje të prinderve përmes këshillimeve individuale dhe seancave në grup; trajnime me fokus kryesor tek mësuesit, psikologët, terapistë të gjuhës dhe të folurit, punonjës sociale dhe të tjerë profesionistë që punojnë me individë me aftësi të kufizuara; botimin e udhërrëfyesëve praktikë për punën profesionale në fushën e aftësisë së kufizuar; konceptimin dhe zbatimin e fushatave advokuese, ndërgjegjësuese si dhe ato për mbledhje fondesh; organizimin e konferencave dhe tryezave të rrumbullakëta me fokus aftësinë e kufizuar.
Qëllimi i shërbimit:
DSA kërkon të punësojë Terapist/e ABA (me kohë të plotë) që do të ofrojë shërbimin e terapisë pranë zyrave të DSA.
Përgjegjësitë specifike: 1. Merr pjesë në procesin e vlerësimit të fëmijëve me AK.
2. Harton planin e edukimit individual të fëmijës në bashkëpunim të ngushtë më anëtarët e tjerë të ekipit dhe familjen e fëmijës. 3. Ofron shërbimin terapeutik individual të bazuar në planin e edukimit individual të fëmijës. 4. Ndjek realizimin e programit të fëmijës brenda mjedisit të qendrës duke përfshirë edhe prindërit në zbatimin e programit të fëmijës. 5. Ofron mbështetjen e tij/saj për zhvillimin e fëmijës, ofron strategji të sjelljes për prindërit, si dhe strategji të tjera që lehtësojnë familjen e fëmijës në mbështetjen e zhvillimit të tyre. 6. Komunikon me prindin për strategjitë e procesit të terapisë dhe për vijimësinë e këtyre strategjive edhe në mjedise të tjera. 7. Plotëson dokumentacionin e nevojshëm për procesin terapeutik dhe dokumentacione të tjera me prindin e fëmijës sipas manualit të funksionimit të qendrës. 8. Ndjek dhe raporton Liderin e Shërbimit mbi realizimin e aktiviteteve sipas planit kohor.
Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kriteret e parashkruara në këto Terma Reference, mund të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:
– CV e përditësuar
– Certifikata të trajnimeve
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të njoftohen.
Politikat e mbrojtjes së fëmijëve të Fondacionit DownSyndrome Albania:
● Personat që do të punojnë me dhe për Fondacionin Down Syndrome Albania duhet të pranojnë me shkrim se ata kanë kuptuar “Politikën e Fondacionit Down Syndrome Albania për Mbrojtjen e Fëmijëve”.
Kandidatët janë të lutur të dërgojnë dokumentet në adresat elektronike
● (to): e.hoxha@dsalbania.org
● f.shehu@dsalbania.org
● dhe (cc): info@dsalbania.org
deri me datë 20.05.2024
[give_form id=”2870″]