Skip to content
  • Shqip
  • English
1

Termat e Referencës

(Tors)

 

Pozicioni/Shërbimi:

Logoped/Terapist të foluri

Projekti/Emri i Programit:

“Aleanca për zgjerim të shërbimeve të integruara sociale dhe mirëqeverisje në rajonin e Tiranës”

Mbështetur nga: 

Bashkimi Evropian 

Kontrata nr. IPA/2022/433-138

Zbatuesi Kryesor: 

Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA)

Partner në zbatim: 

Bashkia Tiranë

Lloji i kontratës:

Kontratë pune me afat

Periudha e kontratës:

15 Janar 2024 – 30 Nëntor 2024

Vendi i Punës:

Qendra Komunitare Shkozë, Tiranë

 

Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) është një organizatë jo qeveritare dhe jo fitimprurëse themeluar në vitin 2013 dhe punon në fushën e të drejtave të njeriut, me fokus tek të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. 

DSA advokon për të drejtat dhe nevojat e individëve me sindromën Down dhe aftësi të tjera të kufizuara në Shqipëri dhe ofron shërbime për fëmijet dhe të rriturit me aftësi të kufizuara intelektuale dhe sfida në zhvillim. Fushat tona të ekspertizës përfshijnë; vlerësimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve; hartimin e planeve individuale të ndërhyrjes terapeutike apo mbështetëse në qendër apo ambjente natyrale (shtëpi ose institucion arsimor), aplikimin dhe ndjekjen e këtyre planeve; mbështetje të prinderve përmes këshillimeve individuale dhe seancave në grup; trajnime me fokus kryesor tek mësuesit, psikologët, terapistë të gjuhës dhe të folurit, punonjës sociale dhe 

të tjerë profesionistë që punojnë me individë me aftësi të kufizuara;  botimin e udhërrëfyesëve praktikë për punën profesionale në fushën e aftësisë së kufizuar; konceptimin dhe zbatimin e fushatave advokuese, ndërgjegjësuese si dhe të fushatave për mbledhje fondesh; organizimin e konferencave dhe tryezave të rrumbullakta me fokus aftësinë e kufizuar. 

Fondacioni Down Syndrome Albania në partneritet me Bashkinë Tiranë dhe me mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian, ka filluar implementimin e projektit “Aleanca për Zgjerim të Shërbimeve të Integruara Sociale dhe Mirëqeverisje në Rajonin e Tiranës”. Ky projekt mbështetet nga Programi “Local level partnerships to advance social inclusion in Albania” i financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti do të kontribuojë në fushat si më poshtë:

  • 270 Persona me Aftësi të Kufizuara (0 – 55 vjeç) do të mbështeten me një sërë shërbimesh të integruara
  • 70 prindër ose anëtarë të familjeve të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara do të trajnohen për të mbështetur fëmijët e tyre në shtëpi me zhvillimin pedagogjik dhe autonominë personale e sociale. 
  • 130 ofrues shërbimesh që punojnë me PAK do të trajnohen për shërbimet e ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme dhe shërbimet e autonomisë personale dhe sociale;
  • 130 profesionistë të stafit arsimor të kopshteve dhe shkollave fillore do të trajnohen për arsimin gjithëpërfshirës;
  • 60 studentë të shkencave sociale ose të fushave mjekësore do të trajnohen për të ndërtuar kapacitetet e tyre si ofrues të ardhshëm të shërbimeve 
  • 50 vendimmarrës dhe staf administrativ nga institucionet dhe drejtoritë që janë në varësi të Bashkisë së Tiranës do të trajnohen për tema të përfshirjes sociale, ligje të tjera kombëtare si dhe dokumente strategjike kombëtare dhe ndërkombëtare që lidhen me aftësinë e kufizuar.
  • 9 takime konsultimi do të organizohen me përfaqësues nga sektori i OJF-ve dhe Bashkia Tiranë për të monitoruar Planin Social Lokal të Bashkisë Tiranë dhe buxhetet vjetore.

Qëllimi i shërbimit: 

Në kuadër të implementimit të këtij projekti, DSA në bashkëpunim me partnerin në zbatim Bashkia Tiranë, kërkon të punësojë: Logoped/Terapist të foluri (me kohë të plotë) 

Përgjegjësitë specifike:

  1. Si pjesë e ekipit multidisiplinar, Logopedi/Terapisti i të folurit vlerëson nevojat e fëmijës në lidhje me gjuhën dhe komunikimin si më poshtë:
  • Vëzhgon fëmijën dhe vlerëson natyrën e çrregullimeve të komunikimit që ai paraqet.
  • Vlerëson aftësinë e fëmijës për të komunikuar.
  • Vlerëson aftësinë për të kuptuar (verbal, 1,2 hapa, gjeste, fotot).
  • Vlerëson problemet motorike që ndërhyjnë në vokalin e fëmijës.
  • Vlerëson mënyrën e shqiptimit.
  • vlerëson gabimet sintaksore gjatë komunikimit.
  • vlerëson aftësitë e gjuhës basale të fëmijës.
  • Vlerëson mënyrën se si fëmija kryen kërkesat, përsërit fjalët, dialogun, etj.
  • Vlerëson komunikimin sociale dhe komunikimin jo-funksionale (ekolalia).
  • Vlerëson aftësinë e fëmijës për të imituar.
  1. Përgatit Planin e Komunikimit për ndërhyrjen si pjesë e PEI të fëmijës në bashkëpunim me ekipin multidisiplinar dhe zbaton atë në këto fusha:
  • Në kushtet e shqiptimit dhe korrigjimin e fonemave, me zë dhe me regjistrimet
  • Trajnon fëmijën të përdorë kërkesat, komandat interaverbale, etj.
  • Trajnon fëmijën të kuptojë (emërtimin e objekteve, pjesëve të trupit, tiparet, etj)
  • Trajnon fëmijën për të imituar, dhe të përdorin gjeste për të komunikuar,
  • Trajnon fëmijën për të përdorur PECS (Sistemin e komunikimit nëpërmjet ndryshimit të figurave).
  • Kombinon trajnimin për komunikim me seancat e tjera të terapisë së zhvillimit, etj
  • Përcakton natyrën e ndërhyrjes dhe nr. e seancave të të folurit (në mënyrë individuale
  • dhe në grup) që fëmija ka nevojë për të ndjekur në familje.
  1. Bashkëpunon dhe këshillon familjen mbi teknikat që ata mund të përdorin për të ndihmuar fëmijënpër të komunikuar.
  2. Mbështet prindin në mënyrë që të forcoj marrëdhënien e tyre me fëmijën dhe anëtarëve te tjerë te familjes duke ndihmuar në këtë mënyrë zhvillimin sa më të mirë të fëmijës me aftësi të kufizuara.
  3. Së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit kontribon në rritjen e ndërgjegjësimit të anëtarëve të

komunitetit, për sensibilizim kryesisht për ndryshimin e qëndrimeve përkundrjet fëmijëve me aftësi të kufizuara.

  1. Ndjek dhe raporton tek Manaxheri i caktuar realizimin e aktiviteteve sipas planit kohor.

Kualifikimi:

  • Të jetë i/e diplomuar (bachelor ose master) në Logopedi.
  • Të ketë jo më pak se 2 vite eksperiencë pune në ushtrimin e profesionit të tij/saj ose praktike pune jo me pak se 2 vite.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze.

Preferohet që personi të ketë ndjekur trajnime kualifikuese shtesë në fushën e aftësisë së kufizuar.

Kohëzgjatja:

10 muaj e 15 dite duke filluar nga data 15 Janar 2024

Vendndodhja 

Qendra Komunitare Shkozë

Adresa: NJA nr. 1, Blloku i Banesave Sociale

Supervizimi:

Logopedi do të supervizohet nga Manaxheri i Shërbimeve Sociale te Fondacionit DSA dhe manaxheri i Qendrës komunitare Shkozë.

Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kriteret e parashkruara në këto Terma Reference, mund të dorëzojnë dokumentat e mëposhtëm:

– Letër motivimi që shpjegon motivimin tuaj për të aplikuar për këtë pozicion dhe se si ju i plotësoni kriteret.

– CV e përditësuar.

– Kopje e Liçences për ushtrimin e profesionit të Logopedit.

– Certifikata te trajnimeve (në rast se posedoni).

– Një rekomandim nga punëdhënës të mëparshëm.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të njoftohen.

Politikat e mbrojtjes së fëmijëve të Fondacionit Down Syndrome Albania:

 

  • Personat që do të punojnë me dhe për Fondacionin Down Syndrome Albania duhet të pranojnë me shkrim se ata kanë kuptuar “Politikën e Fondacionit Down Syndrome Albania për Mbrojtjen e Fëmijëve”. 

Kandidatët janë të lutur të dërgojnë dokumentet në adresat elektronike
(to): f.shehu@dsalbania dhe
(cc): info@dsalbania.org

ose dorazi në adresën:
Rr. Hajredin Kumbaro, Vila 4, Sauk, Tiranë

deri me datë 7 Janar 2024.

Skip to content