Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) është një organizate jo fitimprurëse themeluar më 2013 dhe punon në fushën e të drejtave të njeriut, me nje fokus tek të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
DSA advokon për të drejtat dhe nevojat e individëve me sindromën Down në Shqipëri dhe ofron shërbime për fëmijet dhe adultet me sindromën Down dhe të tjera aftësi të kufizuara intelektuale si dhe mbështetje për prindërit e tyre. Fushat tona të ekspertizës përfshijnë; vlerësimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve; hartimin e planeve individuale të edukimit dhe ndjekjen e tyre; mbështetje të prinderve përmes këshillimeve individuale dhe seancave në grup; trajnime me fokus kryesor tek mësuesit, psikologët, terapistë të gjuhës dhe të folurit, punonjës sociale dhe të tjerë profesionistë që punojnë me individë me aftësi të kufizuara; botimin e udhërrëfyesëve praktikë për punën profesionale në fushën e aftësisë së kufizuar; design dhe implementimin e fushatave të advokimit, ndërgjegjësimit si dhe fushatave për mbledhje të fondeve; organizimin e konferencave dhe tryezave të rrumbullakta.
DSA është anëtare në:
– Global Down Syndrome Foundation
– Down Syndrome International (DSI)
– European Down Syndrome Association (EDSA)
– European Association of Service Providers for People with Disabilities (EASPD)
Projekti “PRO PAK”, të cilin DSA është duke implementuar konsiston në dizenjimin dhe implementimin e këtyre aktiviteteve:
1. Zgjerimin dhe përshtatjen e hapësirave të reja të shërbimeve në qytetin e Tiranës.
2. Ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara 0-12 vjeç, shërbime të autonomisë personale dhe sociale për individë të moshës 12- 25 vjeç si dhe mbështetje për familjet e tyre.
3. Realizimin e 2 Planeve të Biznesit për ofrimin e 2 shërbimeve inovative.
Per të implementuar projektin “PRO PAK” , Down Syndrome Albania duhet të punësojë 4 (katër) terapistë ABA për tëofruar shërbimin si më poshtë:
1. Terapistët ABA do të ofrojnë shërbime terapeutike në qendër për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Të ndjekë rigorozisht planet e edukimit individual për cdo fëmijë.
Mbajtja e të dhënave për çdo program të çdo fëmijëqë merr shërbime në qendër.
Të ketë kontakt me familjet e fëmijës dhe të ofrojë rekomandime të përditshme.
Të raportojë tekTeam Leader dhe Drejtori i Shërbimeve.
Të respektojë rregulloren e brendshme të DSA.
Të marrë pjesë në çdo aktivitet që DSA organizon në qendër dhe jashtë saj.
– Diplomë në psikologji ose pedagogji
– Master në Psikologji Klinike, Shkollore apo pedagogji speciale
– Trajnim në metodën ABA
– Minimumi 1 vit eksperiencë pune me fëmijët me Aftësi të Kufizuara
Dokumentacionet mund të dërgohen edhe fizikisht pranë zyrave te Fondacioni Down Syndrome Albania në adresën: Rruga Xhon Kenedi, 200 m pasi kalon nënkalimin për tek rezidenca Kodra e Diellit.
Aplikimet janë të hapura deri më 14 Shkurt 2019, ora 17:00.
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me e-mail brenda muajit Shkurt 2019.
Per te pare sherbimet tona mund te navigoni PRO PAK