Krijimi i grupit prindëror të personave me SD dhe mbështetja e tyre pranë DSA
Datat: Nëntor 2013- Mars 2014
Aktivitetet kryesore:
1. Vizita për shkëmbim eksperiencash mes përfaqësuesve të DSA dhe DSK në ambientet e DSK Prishtinë.
2. Prodhim i broshurave informuese në fushën e shëndetësisë, përkrahjes sociale/ punësimit dhe arsimit gjithëpërfshirës.
3. Takime me përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe sociale për të vendosur një urë bashkëpunimi për identifikimin dhe mbështetjen e menjëhershme të prindërve dhe të fëmijëve.
4. Mbështetja dhe fuqizimi i kompetencave të prindërve me SD, duke gërshetuar dialogun, reciprocitetin, aleancën mes familjeve të fëmijëve dhe ngritjen e një rrjeti relacionesh dhe suporti me institucionet e mbështetjes dhe specialistësh.
5. Realizimi i një baze të dhënash me të dhënat anagrafike për prindërit dhe fëmijët.
Donator: Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë- Soros
Per te pare sherbimet tona mund te navigoni PRO PAK