Kalo te përmbajtja

Uroni festat duke kontribuar - Fushata e Kartolinave 2026

Kemi nisur fushatën tonë të kartolinave, me modelet që janë dizenjuar dhe këtë vit me dashuri nga fëmijët e Qendrës së Shërbimeve PRO PAK, pjesë e Fondacionit Down Syndrome Albania.

Duke zgjedhur kartolinat tona për urimet tuaja festive, ju përcillni mesazhe ngrohtësie dhe mbështesni drejtpërdrejt ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara të qendrës sonë. ?
 
? Personalizim për biznesin tuaj
Çdo model kartoline që ju zgjidhni, mund të personalizohet me logon dhe tekstin e urimit tuaj, për ta bërë komunikimin tuaj festiv edhe më të veçantë dhe autentik.
 

? Çmimet
Të gjitha kartolinat prodhohen këtë vit me printim digjital me cilësi të lartë, pavarësisht sasisë së porosisë.
Sasia
Çmimi për kartolinë (1 model)
100 – 199 copë
     240 lekë
200 – 299 copë
     230 lekë
300 – 499 copë
     220 lekë
500 – 999 copë
     200 lekë
1000+ copë
     180 lekë
? Nëse dëshironi të porosisni më shumë se një model kartoline:
- Minimumi është 300 copë (220 lekë/kartolinë për model), ose
- 500 copë (200 lekë/kartolinë për model).

 
? Versioni Premium
Këtë vit sjellim një opsion të ri dhe elegant – kartolina me shkëlqim dhe reliev (llakim/llustër).

? Çmimi: 250 lekë/kartolinë, pavarësisht sasisë.

 
? Versioni Elektronik
Zgjidhni edhe versionin elektronik të personalizuar të kartolinës suaj – perfekt për komunikimet dixhitale!

? Çmimi: 25,000 lekë

? Falas për çdo kompani që porosit 500 ose më shumë kartolina fizike.

 
? Zarfa Festivë
  • Zarf i bardhë standard kinkalerie: përfshihet në çmim/çdo sasi kartolinash të porositura

  • Zarf festiv: 70 lekë/copë


 
? Për të porositur
Na dërgoni një e-mail në e.zaimi@dsalbania.org me:
  • Sasinë dhe modelin e zgjedhur

  • Logon e biznesit tuaj (në format vektorial)

  • Tekstin e urimit tuaj të redaktuar

Zgjidhni kartolinat që përcjellin vlerë, dashuri dhe ndikim të vërtetë social.
 
Faleminderit nga ? për mbështetjen tuaj!