Kalo te përmbajtja

Kartolinat e reja 2023-2024

Kartolinat e Down Syndrome Albania jane gati edhe për fundvitin e 2023!

Përveçse një fushatë për ngritje fondesh tashmë e konsoliduar që organizojmë prej 4 vitesh, është edhe nje mundesi per bizneset dhe institucionet e ndryshme per te na mbeshtetur duke uruar bashkëpunëtorëve Gëzuar!

Si cdo vit, edhe per sezonin e fundvitit 2023 dhe urimet e vitit te ri 2024 fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) ka pergatitur kartolinat, te ardhurat nga shitja e të cilave ndihmojne ne ofrimin e sherbimeve tona terapeutike per femijet me ne nevoje qe frekuentojne Qendren tone te Sherbimeve "Pro PAK".

Modelet e kartolinave tona pergatiten duke u vizatuar, ngjyrosur ose me punë dore krijuese nga femijet me aftesi te kufizuara dhe sfida ne zhvillim që marrin shërbim te ne, patjetër me ndihmen e terapisteve te tyre.
Me pas keto modele unike fotografohen dhe perpunohen grafikisht për të ardhur te ju si #kartolinamezemër.

Këtë vit, mes shumë punimeve, kemi përzgjedhur 17 modele, ku njëri model është kartolina e kushtuar 10-vjetorit të Down Syndrome Albania, jubileut tonë të parë!

Ju mund të zgjidhni mes këtyre opsioneve:

? kartolina me dizenjo te ndryshme (me zarf te thjeshte perfshire).
? kartoline elektronike (te editueshme)
? zarf me motive festive, permasa 18 x 12.5 cm

Na shkruani per te pasur hollesi te tjera rreth fushatës ose kartolinave.
Kontakt: info@dsalbania.org

Nuk ka ende artikuj këtu.