Buddy Walk® "Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje" 2014
Tetori është muaji i sensibilizimit për sindromën Down Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) organizon: Buddy Walk® Albania “Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje”
12 tetor 2014, ora 11:00 Start: Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” Finish: Parku Rinia (Taiwan), vijojmë me një program artistik
Për të dytin vit rradhazi Fondacioni Down Syndrome Albania, ngre zërin dhe kërkon vëmendje për një kauzë të lënë në harresë, kauzën e individëve me sindromën Down.
Buddy Walk® Albania me temë “Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje”, është një ecje sensibilizuese me qëllim promovimin e të drejtave dhe nevojave që kanë individëd me sindromën Down për të jetuar një jetë në dinjitet dhe gjithëpërfshirëse në vendin ku jetojmë.
Inisiativa Buddy Walk®, është konceptim i Shoqatës Kombëtare Amerikane të Sindromës Down (NDSS), dhe për herë të parë u organizua në vitin 1995 për të festuar tetorin, muajin e sensibilizimit për sindromën Down dhe për të promovuar pranimin dhe gjithëpërfshirjen e individëve me sindromën Down. Numri i Buddy Walk® ka ardhur në rritje dhe nga 17 ecje të organizuara në vitin 1995, këtë Tetor janë të planifikuara 300 ecje në të gjithë botën, një prej tyre dhe Buddy Walk® Albania. Në vitin 2013, në Amerikë nëpërmjet Buddy Walk® u mblodhën më shumë se 21.3 million $, të cilat ju transferuan programeve dhe shërbimeve lokale. Një pjesë e tyre u alokuan si fonde pranë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Sindromës Down, të cilat i përdor ato për inisiativat e saj advokuese dhe ndërgjegjësuese për individët me sindromën Down.
Fondacioni Down Syndrome Albania ka marrë licencën nga NDSS për të organizaur Buddy Walk® Albania.
Në finish të ecjes, në parkun Rinia, DSA ka organizuar një program festiv:
-
– Koncert me këngëtarët shqiptarë që kontribojne me zërin e tyre: Orgesa Zaimi, Kamela Islamaj, Çiljeta Xhilaga, Orinda Huta, Kejsi Tola dhe Vitmar Basha
-
– Panair simbolik me punime artistike dhe gatime të nënave të fëmijëve me sindromën Dow
-
Barbeque mundësuar nga Hako dhe produktet e Agna Group
-
Argëtime për fëmije
