Ekspert për përshtatje të materialeve në gjuhë të thjeshtëzuar (Easy-to-read format)
Ekspert për përshtatje të materialeve në gjuhë të thjeshtëzuar(Easy-to-read format)
Kandidatët janë të lutur të kandidojnë deri me datë 6 Qershor 2024.
Termat e Referencës ToRs
Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) është një organizatë jo qeveritare dhe jo fitimprurëse themeluar në vitin 2013 dhe punon në fushën e të drejtave të njeriut, me fokus tek të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
DSA advokon për të drejtat dhe nevojat e individëve me sindromën Down në Shqipëri dhe ofron shërbime për fëmijet dhe adultët me sindromën Down, aftësi të tjera të kufizuara intelektuale dhe sfida në zhvillim.
Fushat tona të ekspertizës përfshijnë:
- vlerësimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve;
- hartimin e planeve individuale të ndërhyrjes terapeutike apo mbështetëse në qendër apo ambjente natyrale (shtëpi ose institucion arsimor), aplikimin dhe ndjekjen e këtyre planeve;
- mbështetje të prinderve përmes këshillimeve individuale dhe seancave në grup;
- trajnime me fokus kryesor tek mësuesit, psikologët, terapistë të gjuhës dhe të folurit, punonjës sociale dhe të tjerë profesionistë që punojnë me individë me aftësi të kufizuara;
- botimin e udhërrëfyesëve praktikë për punën profesionale në fushën e aftësisë së kufizuar;
- konceptimin dhe zbatimin e fushatave advokuese, ndërgjegjësuese si dhe të fushatave për mbledhje fondesh;
- organizimin e konferencave dhe tryezave të rrumbullakta me fokus aftësinë e kufizuar.
FSHDPAK është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, themeluar në vitin 1996. FSHDPAK zhvillon veprimtarinë e tij në sferën e aftësisë së kufizuar duke patur si qëllim kryesor përmirësimin e statusit social të personave me aftësi të kufizuara dhe përfshirjes së tyre në jetën sociale, ekonomike, politike e kulturore te vendit, me anë të lobimit të strukturave qeveritare për përmirësim dhe zbatueshmëri të kuadrit ligjor në fushën e aftësisë së kufizuar, sensibilizimin e opinionit publik për problemet e aftësisë së kufizuar, ofrimin e shërbimeve konkrete(shërbimi i karrigeve me rrota; shërbimi i punësimit me mbështetje; shërbim informimi; ndihme ligjore falas), trajnime, ekspertizë për administratën publike, për personat me aftësi të kufizuar dhe familjarëve të tyre, shoqatat që punojnë në këtë drejtim, dhe çdo personi të interesuar mbi problematikën e aftësisë të kufizuar.
Që nga krijimi FSHDPAK ka funksionuar si qendër koordinimi për ndërmarrjen e nismave më madhore me ndikim në përmirësimin e cilësisë së jetës për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Për të përmbushur misionin tonë, ne punojmë së bashku me dhe pa aftësi te kufizuara. Mbështetja e vazhdueshme që ne kemi nga organizata, donatorë, institucione shtetërore, na ndihmon të përmirësojmë punën tonë, të jemi sa më pranë nevojave urgjente të klientëve tanë dhe komuniteteve për të cilat ne punojmë.
Shoqata Kombëtare Shqiptare e Personave që nuk dëgjojnë (ANAD) është e vetmja shoqatë me anëtarë dhe organizata kryesore që mbron personat e që nuk dëgjojnë, e themeluar në vitin 1993.
Misioni i ANAD është të sigurojë një shoqatë aktive të njerëzve që nuk dëgjojnë , të mbrojë dhe monitorojë zbatimin e CRPD, zhvillimin dhe përdorimin e gjuhës së shenjave në mënyrë efektive në situatat më të rëndësishme jetësore, në mënyrë që personat që nuk dëgjojnë të kenë akses në informacionin e gjuhës së shenjave dhe shërbime cilësore nga interpretuesit profesionistë të gjuhës së shenjave dhe fëmijët që nuk dëgjojnë të kenë arsim cilësor dhe të orientuar drejt arsimit dygjuhësor.
Qëllimi i projektit: Fuqizimi i rolit dhe kapaciteteve të organizatave mbrojtëse të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara për t’u angazhuar efektivisht në forcimin e kuadrit ligjor për rritjen e aksesit në drejtësi dhe barazisë përpara ligjit për personat me aftësi të kufizuara, nëpërmjet ndikimit në sistemin e një drejtësie miqësore, institucioneve të drejtësisë të aksesueshme, procedurave të aksesueshme dhe ndihmës ligjore falas të aksesueshme dhe efektive.
Në kuadër të këtij projekti DSA bashkë me partnerët kërkojnë të punësojnë një ekspert të gjuhës së thjeshtëzuar.
- Vendi: Shqipëri
- Projekti : EU4 DGJAKSH – EU4 Drejtësia Gjithëpërfshirëse për Aftësinë e Kufizuar në Shqipëri
- Lloji i kontratës: Kontratë shërbimi
- Nisja e shërbimit: 1 Qershor 2024
- Ditët e shërbimit: 20 ditë
Kandidatët/Kompanitë janë të lutur të dërgojnë dokumentet e mësipërme
-
dorazi në adresën Rruga “Hajredin Kumbaro” Sauk, Tiranë
-
ose në email m.juka@dsalbania.org, ose info@dsalbania.org
deri më datë 23 Prill 2024.
Vendi Shqipëri
ProjektiEU4 DGJAKSH – EU4 Drejtësia Gjithëpërfshirëse
për Aftësinë e Kufizuar në ShqipëriLloji i kontratës Kontratë shërbimi
Nisja e shërbimit 1 Qershor 2024
Ditet e shërbimit 20 ditë
Përgjegjësitë e ekspertit
Eksperti duhet të përshtasë në gjuhë të thjeshtëzuar materialet e mëposhtme;
1. (1) Udhëzues mbi ligjin për ndihmën juridike,
2. (2) Materiale informuese
Afatet kohore
Eksperti duhet të dorëzojë materialet brenda datës 20 Qershor.
Kualifikimet/Kriteret:
Eksperti duhet të përmbushë kërkesat si më poshtë:
1. Të ketë përfunduar studimet Bachelor në njërën nga degët; Shkenca sociale; Gazetari, Gjuhë dhe Letërsi ose fusha të ngjashme.
2. Të ketë eksperiencë të mëparshme në përshtatjen e materialeve në gjuhë të thjeshtë
3. Të ketë njohuri të mira mbi nevojat e personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe vështirësi të tjera në lexim.
4. Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi të mira të shkrimit në gjuhën shqipe.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:
– CV të përditësuar
– Diplomë të nivelit të studimeve
– Portofol me publikimet/materialet e mëparshme të realizuara në gjuhë të thjeshtuar
– Ofertën financiare (duke përfshire TVSH apo taksa) për ditë pune
Procesi i vlerësimit:
Fondacioni Down Syndrome Albania zotohet se do të zbatojë një proçes të drejtë përzgjedhjeje duke konsideruar si kualifikimin teknik të ekspertëve ashtu edhe propozimet e tyre financiare.
Kontrata do t’i jepet kandidatit, oferta e të cilit duhet të përmbushi kërkesat si më poshtë:
• Konsiderohet teknikisht në përputhje/e pranueshme me kriteret e vendosura më lart (vetëm aplikimet/ kandidatët teknikisht të përgjegjshëm do të merren parasysh për vlerësimin financiar)
• Dhe ka marrë rezultatet më të larta të kombinuara teknike dhe financiare.
Kriteret Teknike – 70% e vlerësimit total – pikë maksimale: 70
Kriteri A: Përputhshmëria e formimit akademik- 30
Kriteri B: Eksperiencë të mëparshme: 40
Kriteret Financiare – 30% e vlerësimit total – pikë maksimale: 30
Kandidatët që kanë marrë një minimum prej 70% (49 pikë) të pikëve maksimale të arritshme për kriteret teknike (70 pikë) do të konsiderohen për vlerësimin financiar.
Kandidatët janë të lutur të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në adresat elektronike (to):
info@dsalbania.org ose m.juka@dsalbania.org:
me subjekt/titull e-maili: “Ofertë ekspert”
deri me datë 6 Qershor 2024.
