📢❗ Kontratë shërbimi për Trajner/Ekspert për trajnimin e edukatorëve dhe mësuesve të ciklit parashkollor mbi gjithëpërfshirjen e fëmijëve me vështirësi në zhvillim
Termat e Referencës
(Tors)
| Pozicioni/Shërbimi: | Trajner |
| Projekti/Emri i Programit: | “Aleanca për zgjerim të shërbimeve të integruara sociale dhe mirëqeverisje në rajonin e Tiranës” |
| Mbështetur nga: | Bashkimi Evropian Kontrata nr. IPA/2022/433-138 |
| Zbatuesi Kryesor: | Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) |
| Partner në zbatim: | Bashkia Tiranë |
| Lloji i kontratës: | Kontratë shërbimi |
| Orët e punës/shërbimi: | 16 ditë |
Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) advokon për të drejtat dhe nevojat e individëve me sindromën Down dhe aftësi të tjera të kufizuara në Shqipëri. DSA ofron shërbime për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara intelektuale dhe sfida në zhvillim. Ekspertiza jonë përfshin vlerësimin dhe zhvillimin e fëmijëve, hartimin e planeve individuale terapeutike, mbështetje për prindërit, trajnime për profesionistët që punojnë me individë me aftësi të kufizuara, dhe zbatimin e fushatave advokuese.
Bashkia Tiranë ka në misionin e saj qeverisjen efektive dhe mbështetjen e qytetarëve për respektimin e të drejtave themelore në përputhje me legjislacionin e brendshëm dhe ndërkombëtar.
Projekti “Aleanca për Zgjerim të Shërbimeve të Integruara Sociale dhe Mirëqeverisje” mbështetet nga Programi “Local level partnerships to advance social inclusion in Albania” i financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të integruara sociale për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Tiranë.
Qëllimi i shërbimit:
Qëllimi i shërbimit është të ofrojë sesione trajnimi për edukatorët dhe mësuesit e ciklit parashkollor për gjithëpërfshirjen e fëmijëve me vonesa në zhvillim apo aftësi të kufizuara në institucionet e edukimit. Trajnimi do të ofrohet për 150 edukatorë në grupe deri në 25 persona.
Temat e trajnimit përfshijnë:
- Nxitja e aftësive sociale dhe lojës për menaxhimin e sjelljes tek fëmijët me vështirësi në zhvillim.
- Strategjitë e të nxënit të aftësive akademike në kontekst institucional për fëmijët me vështirësi në zhvillim.
Përgjegjësitë e ekspertit:
| Nr | Emërtimi | Detyrat dhe përgjegjësitë | Ditë punë | Afati për përfundim |
| 1 | Përgatitja e Modulit | 1. Identifikimi i çështjeve prioritare për trajnimin. 2. Draftimi dhe finalizimi i modulit. |
2 ditë | 15 nëntor 2024 |
| 2 | Ofrimi i trajnimeve | 1. Përgatitja e axhendës, prezantimeve dhe testeve. 2. Ofrimi i trajnimeve. |
12 ditë | 8 dhjetor 2024 |
| 3 | Raportimi | 1. Përpunimi i të dhënave të testeve dhe vlerësimeve. 2. Dorëzimi i raportit final. |
2 ditë | 13 dhjetor 2024 |
Përgjegjësitë e Fondacionit Down Syndrome Albania:
- Përgatitja e kalendarit të trajnimit dhe logjistikës.
- Lehtësimi i procesit të organizimit të trajnimeve.
Politikat e mbrojtjes së fëmijëve të Fondacionit Down Syndrome Albania:
- Personat e kontraktuar duhet të pranojnë politikën e mbrojtjes së fëmijëve të Fondacionit Down Syndrome Albania.
Proçedura e aplikimit:
Eksperti duhet të përmbushë kërkesat si më poshtë:
1. Të jetë i/e diplomuar për Mësuesi
2. Të ketë një mastër në Pedagogji të Specializuar
3. Të ketë jo më pak se 7 vite eksperiencë pune në ushtrimin e profesionit të tij/saj pranë
institucioneve të edukimit në Shqipëri
4. Të ketë shërbyer si mentor/trajner i mësuesve të tjerë në institucione të edukimit
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:
● CV e detajuar duke përfshirë eksperiencat e mëparshme në projekte të ngjashme
● Kopje e Diplomës Bachelor dhe/ose Master
● Draft i metodologjisë së trajnimit (jo më shumë se 2 faqe) duke vënë në pah çështjet
kryesore për secilën nga temat
● Dëshmi të çertifikimeve të ndryshme profesionale që lidhen me fushën e aftësisë së
kufizuar.
Planifikimi i pagesës:
Shërbimi i ofruar nga eksperti do të paguhet sipas kushteve të paracaktuara dhe të rëna dakord në
kontratë.
Proçesi i vlerësimit:
Fondacioni Down Syndrome Albania, zotohet se do të zbatojë një proçes të drejtë përzgjedhjeje
që do të konsiderojë si kualifikimin teknik të ekspertëve ashtu edhe propozimet e tyre financiare.
Kontrata do t’i jepet kandidatit, oferta e të cilit duhet të përmbushë kërkesat si më poshtë:
● Konsiderohet teknikisht në përputhje /e pranueshme me kriteret e vendosura më lart
(vetëm aplikimet/ kandidatët teknikisht të përgjegjshëm do të merren parasysh për
vlerësimin financiar)
● Dhe ka marrë rezultatet më të larta të kombinuara teknike dhe financiare.
Kriteret Teknike – 70% e vlerësimit total – pikë maksimale: 70
Kriteri A: Përputhshmëria e formimit akademik- pikë maksimale: 10
Kriteri B: Eksperienca e mëparshme e punës me fëmijë me aftësi të kufizuara në institucionet e
edukimit – pikë maksimale: 25
Kriteri C: Eksperienca e mëparshme në mentorim/ trajnim të mësuesve: 20
Kriteri D: Ndjekja e trajnimeve shtesë- pikë maksimale 15
Kriteret Financiare – 30% e vlerësimit total – pikë maksimale: 30
Kandidatët që kanë marrë një minimum prej 70% (49 pikë) të pikëve maksimale të arritshme për
kriteret teknike (70 pikë) do të konsiderohen për vlerësimin financiar.
Kandidatët janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre në adresat elektronike (to):
info@dsalbania.org dhe m.juka@dsalbania.org
me subjekt/titull e-maili: “Trajner për edukimin gjithëpërfshirës”
deri me datë 6.11.2024
