Donate for the Center

Njoftime

Njoftime

Drejt zhvillimit të modelit të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme me në Qendër Familjen në Shqipëri​

  • Written by kledion
  • Category: Njoftime
  • Hits: 3661

Projekti

 

Projekti “Shërbime sociale të integruara për përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në bashkinë Shijak,” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Bashkia Shijak në bashkëpunim me Shoqatën “Ndihmoni Jetën” dhe Fondacionin Down Syndrome Albania u zbatua në periudhën qershor 2022-shtator 2024.

Shtyllat kryesore të këtij projekti ishin: ofrimi i shërbimeve të specializuara, ofrimi i shërbimit të ndërhyrjes së hershme në qendër dhe në familje, ofrimi i shërbimit të lëvizshëm, etj. Gjithashtu, një komponent tepër i rëndësishëm ishte edhe ngritja e kapaciteteve të profesionistëve dhe ngritja e rrjetit të aktorëve lokalë të cilët do të punojnë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Bashkinë Shijak.

Në kuadër të këtij projekti është realizuar një analizë e situatës së shërbimeve të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme në Shqipëri dhe, bazuar në këtë analizë por dhe në përvojën ndërkombëtare të këtyre shërbimeve, është hartuar për herë të parë në Shqipëri një model i ofrimit të shërbimeve të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme me në Qendër Familjen. Ky model shërbimi synon të gjeneralizohet dhe replikohet për të gjitha shërbimet e Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme me në Qendër Familjen në Shqipëri.


  • Rëndësinë e ndërhyrjes së hershme
  • Praktikat më të avancuara evropiane të aplikuara ndër vite
  • Qasjen e ndërhyrjes me në qendër familjen
  • Tranzicionin nga ndërhyrja në fëmijërinë e hershme në shërbimet e specializuara dhe në sistemin arsimor

 

Rrjeti i ofruesve të Shërbimit në Kopshte/ Shkolla- Qendra e Shërbimeve PRO PAK

  • Written by dsa_u1
  • Category: Njoftime
  • Hits: 8147
Qendra e Shërbimeve PRO PAK pranë Fondacionti Down Syndrome Albania kërkon të krijojë Rrjetin e Profesionisteve, për të ofruar shërbimin e mbështetjes për fëmijët me aftësi të kufizuara në kopësht dhe shkollë. Profesionistët të cilët do të bëhen pjesë e këtij rrjeti do të punojnë ngushtësisht me stafin e Qendrës të Shërbimeve PRO PAK.

Read more

Thirrje për punësim për team leader

  • Written by dsa_u1
  • Category: Njoftime
  • Hits: 6648

Termat e Referencës

 

Pozicioni/Shërbimi:

Team Leader (1 person)

Projekti/EmriiProgramit:

PRO PAK

Llojiikontratës:

Kontratë me kohë të plotë

Periudha e kontratës:

Ditët e punës:

Fillon nga Mars-Prill 2019

5 ditë/javë

 

Read more