Trajnime të shkuara
Terapia fizike për fëmijët me sindromën Down - Testi i aftësive motorike bazë specifik për fëmijët me SD dhe ndërhyrja e hershme (0-36 muaj)
Dr. Peter E.M. Lauteslager (PhD)
Dr. Lauteslager është drejtues i departamentit paramjeksor, mjeksor dhe pedakogjik në qendrën HeerenLoo Ermelo, qendra për përkujdesjen, inovacionin dhe këshillimin e personave me aftësi të kufizuara mendore. Ai është një fizioterapist pediatrik dhe e ushtron këtë profesion që prej vitit 1997.
Në vitin 2000 Dr.Lauteslager mbrojti doktorraturën e tij në fakultetin e Shkencave Sociale të universitetit të Utrecht me temë "Fëmijët me sindromën Down, zhvillimi i tyre motorrik dhe ndërhyrja”.
Në metodologjinë e tij të trajtimit të fëmijëve, elementi kryesor është ai i testit të vlerësimit të aftësive motorrike. Çdo test vlerësues tregon ekzaktësisht ç'lloj trajtimi dhe ndërhyrje duhet bërë tek fëmija me sindromën Down. Duke bërë vlerësimin periodik, fizioterapisti dhe prindi i fëmijës njihen me progresin e fëmijës dhe në këtë mënyrë terapisti modifikon trajtimin bazuar në rezultatet e testit vlerësues. Për informacion më te detajuar mbi këtë metodologji, klikoni në: www.downdevelopment.nl
Trajnimi është i akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV), dhe pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë. Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e tyre brenda datës 1 Maj, në adresën e e-mailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Numri i pjesëmarrësve është i limituar dhe do të pranohen vetëm 20 aplikimet e para që plotësojnë kriteret si më poshtë:
1. Të jenë fizioterapistë të diplomuar ose të punësuar (preferohen fizioterapistët pediatrik)
2. Studentë në vitin e fundit me interes në fizioterapinë pediatrike të fëmijëve me sindromën Down
Tarifa e trajnimit është 50 euro (ose 7000 Lek), dhe përfshin materialet e trajnimit,drekën si dhe certifikatat.
Pas marrjes së konfirmimit për pranimin e aplikimit nga stafi i DSA, pagesa duhet të bëhet në llogaritë e Fond. Down Syndrome Albania pranë Raiffeisen Bank