Materiale/Publikime

Materiale/Publikime

Praktika të Rekomanduara për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme Udhëzues për profesionistë

Udhëzuesi “Praktika të Rekomanduara për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme: Udhëzues për profesionistë” vjen i shumëpritur në gjuhën shqipe nga Fondacioni Down Syndrome Albania si një përkthim nga versioni në anglisht “Recommended Practices in Early Childhood Intervention: A Guidebook for Professionals”.

Lexo më shumë

Udhëzues Ndërkombëtar për Edukimin e Personave me Sindromën Down

Përmes botimit të këtij Udhëzuesi, Down Syndrome International (DSi) synon të përmirësojë edukimin e personave me
sindromën Down në mbarë botën dhe të kontribuojë në përmbushjen e së drejtës së tyre për edukim gjithëpërfshirës dhe
njësoj cilësor duke promovuar edukimin e tyre gjatë gjithë jetës, në përputhje me Nenin 24 (E drejta për Edukim) të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK, OKB, 2006) dhe Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm Nr. 4 (OZHQ 4 - Edukimi) të Agjendës për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB, 2015).

Lexo më shumë

Të drejtat e njeriut nën optikën e të rinjve

Ky botim u realizua në sajë të zbatimit të nën grant-it “Together We Grow Stronger” në kuadër të projektit “Të rinjtë për të drejtat e njeriut në Shqipëri” i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga World Vision Albania dhe SEEYN i cili synon të fuqizojë organizatat e shoqërisë civile dhe angazhimin/aktivizimin e të rinjve në promovimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Lexo më shumë

Studim mbi shëndetin mendor të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale dhe sfida në zhvillim.

Studimi është kryer nga Fatjona Hysi - Psikologe e Këshillimit Prindëror pranë Qendrës së Shërbimeve "PRO PAK" të Fondacionit Down Syndrome Albania

Të jesh prind është padyshim një nga përvojat dhe përgjegjësitë më të mëdha në jetë. Çdo prind në përditshmëri përjeton shumë dashuri dhe gëzim që buron nga fëmijët dhe marrëdhënia me ta por edhe plot sfida, vështirësi dhe stres. Pa diskutim që ardhja në jetë dhe rritja e një fëmije me aftësi të kufizuara apo sfida të tjera në zhvillim, dikton një dinamikë ndryshe në sistemin familjar.

Lexo më shumë

Pyetje & Përgjigje mbi Covid 19 dhe Sindromës Down

Gjithçka dimë rreth COVID 19 dhe Sindromës DOWN - Pyetje dhe përgjigje për COVID 19 dhe Sindromën DOWN

Lexo më shumë

Manuali “Kam të drejtë dhe potencial të arsimohem”

Manuali “KAM TË DREJTË DHE POTENCIAL TË ARSIMOHEM” MANUAL NË NDIHMË TË MËSUESIT PËR NXËNËSIT ME SINDROMËN DOWN KLASA I-IX i vjen në ndihmë të gjithë mësuesve të klasës dhe mësueve ndihmës të cilët kanë në klasat e tyre fëmijë me sindromën Down.

Lexo më shumë

Sëmundja e Alzheimer dhe Sindroma Down - Një Guidë Praktike për Kujdestarët

Përkthehu vullnetarisht për Fondacionin Down Syndrome Albania ARGITA BRAHO

Lexo guidën

Raporti i parë kombëtar për nxënësit me sindromën Down në arsim

Ky raport u përgatit nga Fondacioni Down Syndrome Albania me mbështetjen e Projektit të Kombeve të Bashkuara për Përfshirjen Sociale në Shqipëri (UNSSIA) që zbatohet nga PNUD dhe agjensi të tjera të OKB-së, në partneritet me Qeverinë Shqiptare, dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Punuan: Ermira Shabani, Fondacioni Down Syndrome Albania
              Mirela Juka, Fondacioni Down Syndrome Albania  

Ky botim nuk mund të riprodhohet apo shpërndahet në ndonjë formë apo mënyrë (në formë elektronike, mekanike, fotokopje apo çfarë do lloj mënyrë tjetër) pa marrë miratimin e Fondacionit Down Syndrome Albania.

Lexo më shumë