Vetëm nënat me moshë të madhe lindin fëmijë me sindromën Down. |
Edhepse nënat në moshë të madhe kanë një risk individual më të lartë për të lindur një fëmijë me sindromën Down, ka shumë raste që nënat janë në moshë të re kur lindin, fakt ky që ka rritur numrin e lindjeve dhe në këtë grupmoshë. |
Të gjithë personat me sindromën Down ngjajnë njësoj. |
Ka disa karakteristika fizike që manifestohen në personat me sindromën Down. Personat me sindromën Down mund të kenë disa prej tyre ose asnjë. Një person me sindromën Down do t'i ngjajë gjithnjë e më shumë familjarëve të tij se sa një personi tjetër me të njëjtën sindromë. |
Personat me sindromën Down, nuk mund të jetojnë stadet e një jete normale. |
Me mbështetjen e duhur ato munden. Shumica e personave me sindromën Down mësojnë të flasin e të ecin, dhe shumë prej tyre ndjekin shkollat publike, kalojnë provimet dhe bëjnë një jetë gjysëm ose plotësisht të pavarur prej të rrituri. |
Personat me sindromën Down nuk jetojnë gjatë. |
Në ditët e sotme personat me sindromën Down mund të gëzojnë një jetë të gjatë që i kalon dhe të 60 - at. Vëmendje të veçantë i duhet kushtuar aspekteve shëndetësore që mund të shoqërojnë sindromën. |
Personat me sindromën Down janë gjithnjë të lumtur dhe të dashur. |
Socializimi është një pikë e fortë tek individët me sindromën Down, dhe i pa demtuar nga prezenca e kromozomit shtesë. Përjetimi emocional tek individët me sindromën Down është njësoj si tek pjesa tjetër e popullatës. |
Sindroma Down është e trashëguar dhe kalon në familje. |
Translokacioni, një lloj i sindromës Down e cila përbën 3% deri në 4% të rasteve, është i vetmi lloj i sindromës Down që ka komponent trashëgues. |
Personat me sindromën Down janë gjithmonë të sëmurë. |
Edhepse personat me sindromën Down kanë një rrezik të lart për shkak të kushteve shëndetësore të caktuara, siç është problemi kongjenital i zemrës, frymëmarrja, probleme të dëgjimit dhe kushtet e tiroides, përparimi në kujdesin shëndetësor dhe trajtimi i këtyre problemeve ka bërë të mundur për të gjithë individët me sindromën Down një jetesë të shëndetshme. |
Shkencëtarët dijnë gjithçka çka është për t’u ditur mbi sindromën Down. |
Edhepse e dijmë që kromozomi 21 i plotë ose i pjesëshëm shkakton karakteristikat e sindromës Down, hulumtuesit janë duke bërë punë të madhe për të identifikuar se si gjenet individuale në kromozomin 21 ndikojnë personin me sindromën Down. Shkencëtarët ndihen optimistë për faktin se është e mundur të përparohet, të përmirësohet ose të parandalohen shumë probleme të sindromës Down në të ardhmen. |
Të rriturit me sindromën Down janë njësoj me fëmijët me sindromën Down. |
Të rriturit me sindromën Down nuk janë fëmijë, dhe nuk duhet të konsiderohen si të tillë. Ata ndjejnë kënaqësi në aktivitete dhe në shoqëri të të rriturve të tjerë. Kanë nevoja dhe ndjenja sikurse bashkëmoshatarët e tyre. |
Të rriturit me sindromën Down nuk mund të punësohen. |
Bizneset i punësojnë të rriturit me sindromën Down për pozita të ndryshme: në bank, korporata, hotele, spitale, zyra dhe restorante. Si çdokush tjetër, personat me sindromën Down duan të jenë të punësuar dhe që puna e tyre të vlerësohet. |
Të rriturit me sindromën Down janë të paaftë për të krijuar një lidhje. |
Personat me sindromën Down shoqërohen dhe dijnë të mbajnë shoqëri kuptimplotë. Disa zgjedhin të krijonë lidhje dhe ta mbajnë atë, duke e kurorëzuar edhe me martesë. |