Shërbimi i ndërhyrjes së hershme terapeutike nëmjedisin natyror të familjes
Ndërhyrja e hershme terapeutike në shtëpi i referohet ndërhyrjes tek fëmijët nga lindja deri në 6 vjeç dhe ka për qëllim:
• Të mbështesë familjarët që këta të fundit të maksimizojnë zhvillimin e fëmijës së tyre
• Të promovojë zhvillimin e fëmijës në sferat e tyre jetësore të zhvillimit
• Të promovojë besimin në vetvete të fëmijëve, duke qënë se ndërhyrja ndodh në mjedise familjare
• Të inkurajojë prindërit në edukimin e fëmijës
• Të nxisë aftësitë e kujdesit për veten si dhe të rrisë autonominë personale të fëmijës.
Shërbimi i ndërhyrjes në shtëpi ka treguar shumë arritje si:
• Fëmija arrin të përgjithësojë aftësitë e mësuara në procesin terapeutik në qendër
• Fëmija arrin tëmësojë aftësi të reja natyralisht
• Prindërit mësojnë strategji dhe ndërhyrje për çështje specifike të fëmijës në bashkëjetesën e përditëshme
• Prindërit informohen me imtësi për punën e përditshme me fëmijën etj.