Fushata “Çorapet Shumëngjyrëshe”
Fushata “Çorapet Shumëngjyrëshe” (Lots of Socks), është një fushatë simbol në kuadër të 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down.
Pjesëmarrja në këtë fushatë rrit ndërgjegjësimin ndaj të drejtave dhe nevojave të individëve me sindromën Down; dëshmon mbështetje ndaj kauzës së tyre dhe tregon solidaritet ndaj tyre dhe familjarëve të tyre.
Fondet e mbledhura nga shitja e çorapeve, ndihmojnë Fondacionin Down Syndrome Albania për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara që frekuentojnë Qendrën e shërbimeve PRO PAK, ku trajtohen çdo vit rreth 70 fëmijë me aftësi të kufizuara (me sindromën Down, në spektër të Autizmit, sindroma të tjera të rralla e deri në raste të fëmijëve me çrregullime në të folur si rrjedhojë e humbjes së dëgjimit).
Si mund të bëheni pjesë:
1. Porosisni çorapet duke plotësuar formularin nëse dëshironi qe t’jua dërgojmë më postë*.
Ose
2. Blijini çorapet në një nga pikat e shitjeve si më poshtë, duke nisur nga data 13 Mars 2024
dhe
- Hapat e Vegjël, Rruga e Kavajës
- LeFutur, rruga Sami Frashëri
- Prenatal, TEG
- Prenatal, QTU
- Okaidi, TEG
- Okaidi, QTU
- Dyqani i lodrave, Toptani Center
- Dyqani i lodrave, Ring Center
3. Vishini çorapet me dt 21 Mars, apo përgjatë gjithë marsit dhe postoni foto me to veshur në
profilet e mediave tuaja sociale. Etiketoni faqet e mediave sociale të Fondacionit Down
Syndrome Albania si dhe përdorni “hashtags”:
#21Mars, #DitaBoteroreeSindromesDown #CorapetShumengjyreshe #DSAlbania
#21March #WorldDownSyndromeDay #LotsOfSocks #LotsOfSocksAlbania #DownSyndromeAlbania
* Nëse dëshironi t’i bleni çorapet në ndonjë dyqan, nuk duhet të plotesoni formularin.
* Një palë "Çorape Shumëngjyrëshe" kushtojnë 500 lekë/pala - masa për fëmijë dhe 700 lekë/pala - masa për të rritur.
* Për porosi në të gjithë Shqipërinë shërbimi postar ofrohet me tarifë 200 lekë/porosi pavarësisht sasisë së palëve dhe pagesa e porosisë i bëhet Cash korrierit.
*Për porosi jashtë Shqipërie, tarifa postare varion nga gramatura dhe shteti, zakonisht nga 400-600 lekë/palë çorape, por kosto finale do t’ju komunikohet me whats app para postimit të dërgesës.
Falenderojmë nga zemra sponsorët e kësaj fushate dhe të 21 Mars 2024, ditës botërore të Sindromës Down:
Raiffeisen Bank Shqipëri
Atelier 4
Ultra
Geah Belle
E&D Shop