Ne kuadër të 21 Marsit

Mbështet Fondacionin "Down Syndrome Albania" (DSA)!

"Down Syndrome International (DSI)" dhe Fondacioni "Down Syndrome Albania" (DSA) ftojnë këdo në mbarë botën të veshin "ÇORAPET SHUMËNGJYRËSHE" më 21 mars 2020, për të rritur ndërgjegjësimin për Ditën Botërore të Sindromës Down (DBSD).
Duam që njerëzit të flasin mes tyre për 21 Marsin, Ditën Botërore të Sindromës Down (DBSD)!

Ne mund ta bëjmë këtë nëse të gjithë veshim çorape ... POR JO NJË PALË ÇORAPE ÇFARËDO... vishni çorape nga fushata zyrtare "ÇORAPET SHUMËNGJYRËSHE 2020" (Lots of Socks Campaign), çorape të gjata, çorape me dizenjo të veçantë, ose edhe 3 çorape (për 3 kromozome). Nëse ju zakonisht nuk vishni çorape, atëherë vishini ato në këtë ditë.
Zgjedhja është e juaja, por ju kërkojmë që të bashkoheni me ne duke veshur diçka për të cilën njerëzit do t'ju pyesin dhe në këtë mënyrë ju mund t'ju flisni mbi Ditën Botërore të Sindromës Down (DBSD).

Është e lehtë për t'u bërë. Kudo që të jeni, në shtëpi, çerdhe,kopësht, shkollë, universitet, punë, palestër, në udhëtim, me pushime apo kudo tjetër, bashkohuni me ne!

Më 21 mars 2020, vishni "ÇORAPET SHUMËNGJYRËSHE" dhe ftoni të gjithë miqtë, familjarët dhe kolegët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë.

 

Porosisni çorapet tuaja nga data 21 Shkurt deri më datën 21 Mars, vishini ato më 21 Mars dhe postoni një foto me to veshur në profilet tuaja në mediat sociale me shënimin: 21 Marsi, Dita Botërore e Sindromës Down dhe hashtags #CorapetShumëngjyrëshe #MbeshtesDownSyndromeAlbania #EduaDSA #21marsi #DBSD.

Çmimi për një palë është 500 Lekë.

Porositini çorapet tuaja deri me dt 21 Mars duke na shkruar në: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose duke telefonuar në numrat e telefonit: 0695606269 ose 0693443345.

Sugjerojme mos ta lini për moment të fundit, pasi sasia është e limituar. Vizitoni faqen tonë në Facebook dhe faqen tonë të internetit: www.dsalbania.org

Plotësoni formularin si më poshtë me të gjitha të dhënat dhe porosinë tuaj për masat dhe sasitë :

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScRGKoty0s_6mNDHtJyiEDxpqpFXk88tw4LGoi1oC58-LZyww/viewform

"Lots of Socks" është një fushatë ndërgjegjësimi dhe për ngritje fondesh e ideuar nga "Down Syndrome International" (DSI). Fondacioni "Down Syndrome Albania" i blen çorapet nga DSI, të cilat më pas u shiten mbështetësve të saj. Fondacioni "Down Syndrome Albania" është anëtare e DSI-së dhe EDSA-s (European Down Syndrome Association).

Faleminderit për mbështetjen tuaj!!
Ekipi i Fondacionit Down Syndrome Albania