Marreveshje me rëndësi

Marrëveshje me rëndësi

- Ministria e Arsimit dhe Sportit

Memorandum, 3 vjeçar (2015 – 2018), mirëkuptimi me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për nxjerrjen e statistikave të fëmijëve me SD të regjistruar në sistemin arsimor parauniversitar si dhe asistimin e tyre dhe të mësuesëve të tyre, kjo e fundit e varur nga projektet që DSA do të arrijë të fitojë. DSA po punon me DAR-et për të nxjerrë të dhënat për vitin akademik 2015-2016.

- Marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës

Marrëveshja synon ngritjen e urave të bashkëpunimit midis dy institucioneve me qëllim mundësimin e angazhimeve të përbashkëta në sigurimin e një jete të shëndetshme, sa më të pavaruar dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët, individët me Sindromën Down dhe individët me tjera aftësi të kufizuara intelektuale në qytetin e Tiranës.

 - Marrëveshje me Maternitetin “Mbreteresha Geraldine” dhe “Koco Glozheni”

Këto dy marreveshje kanë për qëllim informimin e prindërve të cilët sjellin në jetë një fëmijë me sindromën Down, orientimin e saktë të tyre drejt nevojave të foshnjës me SD dhe orientimin e tyre në qendrat që ofrojnë shërbime specifike për këta fëmijë. Marrëveshjet janë 3- vjeçare dhe janë nënshkruar në Mars të vitit 2014 dhe janë të vlefshme deri në Mars të vitit 2017.

 - Marrëveshje me Spitalin Amerikan

Fondacioni Down Syndrome Albania, prej vitit 2014 ka nënshkruar marrëveshje 3 vjeçare me Spitalin Amerikan.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje, fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down të regjistruar pranë qendrës se DSA përfitojnë Vizita dhe Konsulta Mjekësore Falas dhe 30% zbritje nga çmimi zyrtar në çdo ekzaminim tjetër që mund të kryejnë pranë këtij spitali. Ulja prej 30% në ekzaminime është e vlefshme edhe për analizën e kariotipit. Për regjistrim nevojitet paraqitja e prindit bashkë me fëmijën/individin me sindromën Down pranë zyrave të DSA bashkë me dokumentat e mëposhtme:
1- Certifikatë personale të fëmijës/individit
2- Fotokopje e KMCAP apo çfarë do lloj dokumenti që vërteton praninë e sindromës Down
3- Një fotografi

Kjo marrëveshje është e vlefshme deri më 21.3.2017.

 -  Marrëveshje me Spitalin Hygeia

Fondacioni Down Syndrome Albania, prej vitit 2014 ka nënshkruar marrëveshje 3 vjeçare me Spitalin Hygeia.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje, fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down të regjistruar pranë qendrës së DSA përfitojnë Vizita dhe Konsulta Mjekesore Falas dhe 30% zbritje nga çmimi zyrtar në çdo ekzaminim tjetër që mund të kryejnë pranë këtij spitali. Ulja prej 30% në ekzaminime është e vlefshme edhe për analizën e kariotipit. Spitali Hygeia në marrëveshje me DSA përfshin në marrëveshje me DSA edhe ndërhyrjet kirurgjikale për foshnjat që lindin me probleme të zemrës dhe që kanë nevojë për ndërhyrje, të cilat është e pamundur të kryhen në Shqipëri. Këto raste spitali Hygeia i dërgon për ndërhyrje në spitalin Miteras në Greqi (përfshihen vetëm shpenzimet e ndërhyrjes). Për të proceduar me këto raste, prindërit fillimisht duhet të drejtohen pranë Fondacionit Down Syndrome Albania për të diskutuar dhe më pas Fondacioni nis procedurat e komunikimit me spitalin.
Për regjistrim për të përftuar shërbimet e këtij spitali nevojitet paraqitja e prindit bashkë me fëmijën/individin me sindromën Down pranë zyrave të DSA bashkë me dokumentat e mëposhtme:
1- Certifikatë personale të fëmijës/individit
2- Fotokopje e KMCAP apo çfarë do lloj dokumenti që vërteton praninë e sindromës Down
3- Një fotografi

Kjo marrëveshje është e vlefshme deri më 21.3.2017.

 -  Marrëveshje me Klinikën Universitare Zoja e Këshillit të Mirë

Klinika Stomatologjike “Zoja e Keshillit te Mire” ka per qellim t’ju sjellë mirëqenien dentare dhe mirëqenein psiko-fizike duke ju mbështetur përgjate gjithë trajtimit tuaj terapeutik.
Klinika dhe stafi yne mirëpresin pacientët në një ambient të qetë dhe relaksues duke i ofruar një shërbim të kualifikuar nëpërmjet materialeve dhe mjeteve teknologjike bashkëkohore, gjë e cila lehtëson planin e trajtimit terapeutik.
Vizita e pare është falas duke i dhënë përparësi parandalimit primar, kujdesit për shëndetin oral dhe informimit mbi higjenen orale.
Ofrohet për të gjithë të regjistruarit në DSA një ulje prej 10 % mbi shërbimet e profilaksise, mbushjeve dhe protezave dentare.
Klinika Zoja e Këshillit të Mirë vjen këtë vit me një risi në Qytetin e Tiranës, aplikimin e sedacionit koshient dhe të thellë, teknika këto anesteziologjike që përdoren për të krijuar një gjendje relaksi ose një qetësimi të thellë (gjumi) me qëllim ekzekutimin e procedurave stomatologjike tek pacientët që kanë vështirësi në bashkëpunim. Anëtaret e DSA përfitojnë një zbritje prej 20 % në këtë shërbim të ri të ofruar.
Nëpërmjet marrëveshjes së Fondacionit Down Syndrome Albania dhe ZKM ju përfitoni shërbimet e mëposhtme me uljet përkatëse:
1- Vlerësim fizioterapeutik (falas)
2- Vizitë mjeksore me specialistë ( - 50%)
3- Hidrokineziterapi e asistuar për një pacient (-20%)
4- Hidrokinezi terapi në grup (-10%)
5-Fiziokineziterapi dhe elektroterapi (-20%)

POLIAMBULANCA "ATE LUIGJ MONTI"
1- Radiologji (-20%)
2- Ekografi (-20%)
3-Analiza laboratori (-20%)

STOMATOLOGJIA
1- Vizitë stomatologjike (falas)
2- Mbushje, profilaksi dhe protezë dentare (-10%)
3- Ndërhyrje kirurgjikale me anestezi qetësuese të ndërgjegjshme (mpirje lokale) ose të thellë (-20%)

Për regjistrim për të përftuar shërbimet e kësaj klinike nevojitet paraqitja e prindit bashkë me fëmijën/individin me sindromën Down pranë zyrave të DSA, bashkë me dokumentat e mëposhtme:
1- Certifikatë personale të fëmijës/individit
2- Fotokopje e KMCAP apo çfarë do lloj dokumenti që vërteton praninë e sindromës Down
3- 1 fotografi

Marrëveshja është e vlefshme deri më 14.7.2018.

- Marrëveshje me Klinikën Dermatologjike A-Derma

Klinika dermatologjike A- Derma ofron vizita dhe konsulta dermatologjike pa pagesë për të gjithë fëmijët e regjistruar në Fondacionin Down Syndrome Albania.
Për regjistrim për të përftuar shërbimet e kësaj klinike nevojitet paraqitja e prindit bashkë me fëmijën/individin me sindromën Down pranë zyrave të DSA, bashkë me dokumentat e mëposhtme:
1- Certifikatë personale të fëmijës/individit
2- Fotokopje e KMCAP apo çfarë do lloj dokumenti që vërteton praninë e sindromës Down
3- 1 fotografi