Terapi Arti dhe Muzikoterapi
Muzikoterapia dhe terapia e artit janë ndërhyrje të rëndësishme dhe të pëlqyeshme për fëmijën. Vizatimi për fëmijët është një vendi sigurt ku arrijnë të shprehen dhe rrethohet nga një mjedis mikpritës larg emocioneve negative. Praktikimi i terapisë së artit dhe muzikoterapisë e lejon fëmijën të transferojë ankthin, frikërat, fantazinë dhe fajin në objekte dhe jo në njerëz. Fëmijët përjetojnë mbështetje emocionale dhe me anë të këtyre terapive, ata mund të mësojnë të kuptojnë edhe më mirë ndjenjat dhe mendimet e tyre, të mësojnë të komunikojnë me të tjerët, të mësojnë të shprehin emocionet e tyre, të modifikojnë sjelljen, të zhvillojnë aftësi problem-zgjidhëse dhe të mësojnë një shumëllojshmëri mënyrash sesi të gjithëpërfshihen në shoqëri.Nëpërmjet stimujve akustikë fëmijët ulin ankthin dhe përmirësojnë sjelljen dhe shtojnë besimin në vetvete. Në këtë mënyrë fëmijëve me vështirësi në të folur, muzika iu vjen në ndihmë për të mësuar artikulimin e fjalëve. Muzikoterapia dhe terapia e artit ndihmojnë fëmijët me vështirësi dhe diagnoza të ndryshme siç mund të jenë: sindroma Down, çrregullim i spektrit të autizmit, vështirësitë në të folur, sfida (vonesa) të tjera në zhvillim dhe në të nxënë.