Mbështet Fondacionin "Down Syndrome Albania" (DSA)!
"Down Syndrome International (DSI)" dhe Fondacioni "Down Syndrome Albania" (DSA) ftojnë këdo në mbarë botën të veshin "ÇORAPET E SHUMTA SHUMËNGJYRËSHE" më 21 mars 2018, për të rritur ndërgjegjësimin për Ditën Botërore të Sindromës Down (DBSD).
Duam që njerëzit të flasin mes tyre për 21 Marsin, Ditën Botërore të Sindromës Down (DBSD)!
Ne mund ta bëjmë këtë nëse të gjithë veshim çorape ... POR JO NJË PALË ÇORAPE ÇFARËDO... vishni çorape nga fushata zyrtare "ÇORAPET E SHUMTA SHUMËNGJYRËSHE" (Lots of Socks Campaign), çorape të gjata, çorape me dizenjo të veçantë, ose edhe 3 çorape (për 3 kromozome). Nëse ju zakonisht nuk vishni çorape, atëherë vishini ato në këtë ditë.
Zgjedhja është e juaja, por ju kërkojmë që të bashkoheni me ne duke veshur diçka për të cilën njerëzit do t'ju pyesin dhe në këtë mënyrë ju mund t'ju flisni mbi Ditën Botërore të Sindromës Down (DBSD).
Është e lehtë për t'u bërë. Kudo që të jeni, në shtëpi, çerdhe,kopësht, shkollë, universitet, punë, palestër, në udhëtim, me pushime apo kudo tjetër, bashkohuni me ne!
Më 21 mars 2018, vishni "ÇORAPET E SHUMTA SHUMËNGJYRËSHE" dhe ftoni të gjithë miqtë, familjarët dhe kolegët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë.
Duke porositur dhe blerë çorape të fushatës zyrtare "ÇORAPET E SHUMTA SHUMËNGJYRËSHE" nga Fondacioni "Down Syndrome Albania", ju mundësoni shërbimet terapeutike pa pagesë që ne u ofrojmë fëmijëve me sindromën Down në qendrën tonë.
Porosisni çorapet tuaja deri më dt 20 Mars, vishini ato më 21 Mars dhe postoni një foto me to veshur në profilet tuaja në mediat sociale me shënimin: 21 Marsi, Dita Botërore e Sindromës Down dhe hashtags #CorapetEshumtaShumëngjyrëshe #MbeshtesDownSyndromeAlbania #EduaDSA #21marsi #DBSD.
Çmimi për një palë është 500 Lekë.
Porositini çorapet tuaja deri me dt 20 Mars duke na shkruar në: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose duke telefonuar në numrin e telefonit: +355 67 48 85 864.
Sugjerojme mos ta lini për moment të fundit, pasi sasia është e limituar. Vizitoni faqen tonë në Facebook dhe faqen tonë të internetit: www.dsalbania.org ose www.downsyndromealbania.org
Zgjidhni masën: https://worlddownsyndromeday.org/sites/default/files/Lots%20of%20Socks%20Logo%20Socks%20Sizes_0.jpg
Për fëmijë të vegjël: 24-32
Për fëmijë pak më të rritur: 29 - 36
Për femra: 34-41
Për meshkuj: 38 - 46
"Lots of Socks" është një fushatë ndërgjegjësimi dhe për ngritje fondesh e ideuar nga "Down Syndrome International" (DSI). Fondacioni "Down Syndrome Albania" i blen çorapet nga DSI, të cilat më pas u shiten mbështetësve të saj. Fondacioni "Down Syndrome Albania" është anëtare e DSI-së dhe EDSA-s (European Down Syndrome Association).
Faleminderit për mbështetjen tuaj!!
Ekipi i Fondacionit Down Syndrome Albania