Media

Korniza Ligjore

Korniza Ligjore

RAPORT MONITORIMI: PLANI LOKAL SOCIAL I BASHKISË TIRANË PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA, PËR PERIUDHËN 2022-2024

Ky raport u realizua në kuadër të projektit “Aleanca për zgjerim të shërbimeve të integruara sociale dhe mirëqeverisje në rajonin e Tiranës”, mbështetur nga Programi “Local level partnerships to advance social inclusion in Albania” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondacioni Down Syndrome Albania në partneritet me Bashkinë Tiranë.
 
Ky publikim është financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e Fondacionit Down Syndrome Albania dhe e autores së raportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht qendrimin e Bashkimit Evropian.
 
PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET E RAPORTIT
Përfundimet:
 
Ø  Plani Lokal Social për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK) 2022-2024
Plani Lokal Social për PAK i Bashkisë Tiranë synon përmirësimin e përfshirjes dhe mbështetjes për PAK, duke theksuar cilësinë dhe qasjen e shërbimeve sociale. Shërbimet kryesore mbështeten nga fondet qendrore dhe përfshijnë ndihmën ekonomike, pagesat për aftësinë e kufizuar, si dhe programet për punësim dhe strehim. Në nivel vendor, shërbimet e kujdesit social menaxhohen nga bashkia, por financimi aktual mbetet i pamjaftueshëm për të përmbushur nevojat në rritje të këtij grupi. Tirana është qendra me numrin më të madh të shërbimeve sociale në vend, duke mbuluar 11 grupe vulnerabël me gjithsej 216 shërbime. Megjithatë, vetëm 4 shërbime u dedikohen të rriturve me aftësi të kufizuara. Në raport me kërkesat reale dhe popullsinë, treguesit për frymë mbeten të ulët për Bashkinë Tiranë.
 
Ø  Financimi dhe Monitorimi
Në nivel vendor, 9.8% e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2023 shkon për përkujdesjen sociale, kryesisht të financuar nga transferta qendrore (90%), ndërsa 10% mbulohet nga të ardhurat vendore. Rënia e peshës relative të shpenzimeve sociale nga 13.2% në 2018 në 9.8% në 2023, tregon një tendencë për neglizhimin e prioriteteve sociale. Nga të ardhurat e veta, bashkia shpenzon më pak se 2% për programet sociale, duke treguar një mungesë vemendje për grupet në nevojë. Për periudhën 2022-2023, vetëm 1.4% e të ardhurave vendore janë dedikuar shërbimëve të përkujdesjes sociale, përfshirë aktivitetet e Planit Social, duke theksuar mungesën e prioritizimit të qëndrueshëm financiar për grupin e personave me aftësi të kufizuara. Në kushtet kur numri i PAK që përfitojnë shërbime nga qendrat komunitare publike është shumë i ulët, rreth 3.6% e PAK për vitin 2024, vlerësohet e nevojshme që bashkia të krijojë burime financiare shtesë për të mbështetur organizatat që ofrojnë shërbime të spacializuara për PAK.
 
Ø  Mangësitë Strukturore dhe Monitorimi
 
Riorganizimet e strukturave përgjegjëse, përfshirë krijimin e një drejtorie të re që merr rolet e drejtorisë përgjëgjese për zbatimin e planit, mund të cënojnë zbatimin me efektivitet të planit, si dhe të krijojnë premisa për mungesë qendrueshmërie në burime njerëzore. Gjithashtu, mungesa e të dhënave të përditësuara në OpenData dhe raportet e paplota të monitorimit pengojnë transparencën dhe përmirësimin e shërbimeve.
 
Ø  Vlerësimi i Statusit të Planit
 
Realizimi i Planit Lokal Social për PAK vlerësohet në nivelin 2.4 (i arritur me vështirësi), në një shkallë nga 0 (i pa realizuar) ne 5 (i arritur plotësisht). Qëllimi i vlerësimit nuk është matja e shkallës së realizimit të aktiviteteve, por kyesisht të nxisë diskutimet dhe partneritetin mes palëve të interesuara publike dhe private, për të përmirësuar treguesit financiarë dhe shërbimet sociale që ofrohen për personat me aftësi të kufizuara. Hartimi i planeve nuk duhet të vlerësohet si produkt i realizuar por në termat e treguesve të përmirësuar me zbatimin e planit social. Sfida kryesore mbetet zbatimi efektiv i ciklit të plotë “Planifikim-Zbatim-Monitorim-Përmirësim” për të përmiresuar cilësinë dhe funksionalitetin e shërbimeve për PAK. Ky përmirësim synon të sigurojë që Plani Lokal Social për PAK të kalojë nga një dokument planifikimi në një instrument efektiv për përmirësimin e cilësisë së jetës së PAK në Bashkinë Tiranë.
 
Rekomandime
 
Ø Përmirësimi i financimit
 
1.1  Rritja e burimeve financiare në nivel vendor për të mbështetur shërbimet sociale dhe krijimin e një fondi social specifik për financimin e shërbimeve të reja sociale.
1.2  Rritja e fondeve nga ana e qeverisë qendrore për të indeksuar pagesat e aftësisë së kufizuar, për të reduktuar varfërinë dhe përjashtimin social të këtij grupi personash në nevojë.
1.3  Rritja e fondeve nga ana e Bashkisë Tiranë për të mbështetur financiarisht organizatat që ofrojnë shërbime për PAK, ose mbështetje përmes Fondit Social, me qëllim rritjen e numrit të përfituesëve dhe mbulimit me shërbimet e nevojshme.
 
Ø Monitorimi dhe rritja e transparencës
 
1.4  Publikimi dhe përditësimi i rregullt i të dhënave në OpenData mbi progresin e Planit Lokal Social për PAK dhe treguesit e tij të performancës.
1.5  Përgatitja e raporteve të monitorimit me fokus tek performanca dhe ndikimi i shërbimeve në jetën e PAK. 
 
Ø Buxheti dhe analiza financiare
 
1.6  Përmirësimi i raporteve financiare në nivel vendor, duke përfshirë analiza të plota të burimeve dhe kostove të zbatimit të Planit Lokal Social për PAK
1.7  Publikimi i buxheteve të detajuara (planifikim dhe realizim) për çdo program të përkujdesjes sociale, sipas burimeve të financimit, përfshirë matricën e Planit Lokal Social.
 
Ø Kapacitetet dhe Burimet Njerezore
 
1.8  Harmonizimi i strukturave organizative dhe forcimi i kapaciteteve njerëzore për të mbështetur zbatimin e aktiviteteve të Planit.
1.9 Ngritja e sistemeve të menaxhimit të informacionit për të siguruar një vendimmarrje më efektive dhe të bazuar në të dhëna brenda Bashkisë.
 
 

Shkarko raportin në PDF

 

RAPORTI I MONITORIMIT DHE VLERËSIMI FINANCIAR I PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR PERIUDHËN 2021-2022 - Elivar Golemi

RAPORTI I MONITORIMIT DHE VLERËSIMI FINANCIAR I PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR PERIUDHËN 2021-2022 - Elivar Golemi

Shkarko Raportin ne PDF

Gjetjet kryesore :