Shtyhet afati për ofertime - Kërkesë për Oferta- Rikonstruksion dhe Mobilim
Shtyhet afati për ofertime.
Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) është një organizatë jo fitimprurëse e themeluar në vitin 2013, përkushtuar për përkrahjen dhe gjithëpërfshirjen e personave me sindromën Down në shoqërinë shqiptare.
DSA si qëllim të saj ka informimin dhe ndërgjegjësimin e drejtë të opinionit publik dhe palëve të tjera të interesit, duke dhënë një kontribut në zhvillimin e potencialit maksimal të individëve me sindromën Down dhe me aftësi të tjera të kufizuara intelektuale.
Në kuadër të vijimësisë dhe zhvillimit të misionit të saj, Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) së fundmi po zgjeron fushën e veprimtarisë dhe shërbimeve të ofruara duke u zhvendosur në ambjente të reja. Në këto kushte DSA shpall kërkesën për ofertë për cilindo subjekt të interesuar për të paraqitur ofertat e tyre deri me dt 3 Prill (afati i mëparshëm ishte 29 Mars).
Duke qenë se na u ridesh të rishikonim dhe njëherë për saktësi preventivët, po shtyjmë datën e pritjes së ofertave deri me 3 Prill.
Pra po kërkojmë oferta për:
1. Nga një firmë Zbatuese për Punime Ndërtimore, Elektrike, Hidraulike dhe Kondicionim.
2. Nga një punishte mobilerie.
Ofertimi duhet të bëhet me TVSH të përfshirë (për çdo zë në preventiv) nga subjektet me TVSH dhe ofertim pa TVSH nga subjektet pa TVSH (lutem specifikoni shprehimisht që jeni subjekt pa TVSH).
Lutemi të mbani parasysh disponueshmërinë për të nisur menjëherë punë, pas përzgjedhjes (ne e kemi nxjerrë dhe lejen e punimeve nga bashkia). DSA duhet të ketë gati ambjentet e reja për të nisur punë me dt 1 Maj.
Dokumentacioni i nevojshëm për t'ju bashkëlidhur ofertave tuaja:
-
Nipt
-
Vërtetim historik nga QKB
-
Vërtetim që keni shlyer detyrimet tatimore