previous arrow
next arrow
Slider

Pse janë të nevojshme shërbimet?

Pse janë të nevojshme shërbimet?

Pse janë të nevojshme shërbimet?

Të gjithë fëmijët, qoftë me zhvillim tipik qoftë me zhvillim atipik, lindin me një potencial i cili tek disa fëmijë është më lehtësisht i identifikueshëm dhe tek disa të tjerë nevojitet ndihma e specialistve për tu identifikuar. Për të identifikuar dhe arritur potencialin maksimal tek fëmijet me SD na vjen në ndihmë fillimisht programi i Ndërhyrjes së Hershme Terapeutike, program i cili i referohet ndërhyrjes tek fëmijët nga lindja deri në 3 vjeç dhe ka katër qëllime primare: 1- të mbështesë familjet që këta të fundit të mbështesin zhvillimin e fëmijëve të tyre; 2- të promovojë zhvillimin e fëmijës në sferat jetësore të zhvillimit; 3- të promovojë përballjen me besim në vetvete 4- të parandalojë ndonjë problem të paparashikuar në të ardhmen. Kjo ndërhyrje i jep të gjithë fëmijëve një hov të madh qoftë në zhvillimin fizik qoftë në atë intelektual dhe gjuhësor. Përgjatë programit të ndërhyrjes së hershme fëmija merr pjesë në terapinë fizike, terapitë e lojës dhe të zhvillimit dhe logopedi. Terapia fizike e filluar që në muajt e parë të fëmijës me SD do i ndihmojë të fitojë dhe zhvillojë tonusin muskulor, element ky shumë i nevojshëm për gurët e zhvillimit. Hipotonia është specifike tek fëmijët me sindromën Down dhe në shumicën e rasteve është shkaktari kryesore i shfaqjes së problemeve të cilat hasen gjatë zhvillimit të lëvizjeve motorike fine dhe atyre globale. Aftësitë motorike mund të zhvillohen me aplikimin e ushtrimeve, ndaj është thelbësore që fëmijët t’i nënshtrohen kësaj ndërhyrje. Një rëndësi të veçant ka edhe terapia e e zhvillimit/ okupacionale, e cila i jep një hov fëmijës në zhvillimin mendor (përceptim, vëmendje, memorie, të nxënit, imagjinata etj) duke iu afruar sa më shumë minimizimit të dallimit ndërmjet moshës biologjike dhe asaj mendore. Jo më pak rëndësi ka edhe terapia e të folurit (logopedia), e cila fokusohet fillimisht në ushtrimet buko-faciale dhe më pas në gjuhën e shenjave dhe artikulimin.

Marrja e shërbimeve në moshë të hershme por edhe më vonë, mundëson krijimin e një terreni tepër të qëndrueshëm zhvillimor për fëmijën dhe e aftëson atë për në etapat e mëvonshme të jetës duke e orientuar drejt aspekteve të autonomisë personale dhe asaj sociale.

Një letër për birin tim!

Biri im i bukuri ti dhe pak dite dhe mbush vitin e dyte te jetes tende,e une vitin e dyte te lumturise time te vertete, te ekzistences time me nje kuptim!

më shumë

Evente

  • Buddy Walk® Tirana

    Buddy Walk® Tirana

  • Festojmë 1 Qershorin

    Festa e 1 Qershorit

  • Kampi Veror DSA

    Kampi Veror DSA

  • Të ndarë - Të bashkuar

    Të ndarë - Të bashkuar

  • Tetori - Muaji i ndergjegjesimit i Sindromes Down

    Tetori - Muaji i ndërgjegjësimit

  • 21 Marsi - Dita boterore e Sindromes Down

    21 Marsi

Lajmet e Fundit

Covid 19 - 117 OSHC i kerkojne Qeverise …

Tiranë, 24 Mars 2020 Drejtuar: SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Zj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale...

07-04-2020

Më shumë

Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirë…

Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirëse për të gjithë! - Building an inclusive school for all! U mbajt gjatë kësaj jave nga...

18-03-2019

Më shumë

Koment mbi statistikat e vitit 2018 për …

  Fondacioni Down Syndrome Albania, në bashkëpunim me departamentin e Shërbimit Social Shtetëror, pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë...

05-02-2019

Më shumë