Në kuadër të Tetorit

DONT LET US DOWN!...në Muajin e Ndërgjegjësimit për sindromën Down- Tetor 2017

Në kuadër të muajit Tetor, Muajit të Ndërgjegjësimit për sindromën Down, Fondacioni Down Syndrome Albania nis fushatën DONT LET US DOWN!, për të ndërgjegjësuar shoqërinë mbi të drejtat dhe potencialin e individëve me sindromën Down.  


Buddy Walk® Albania “Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje”,  2017

E Dielë, 1 Tetor

Ora 11:00
Nisja nga Materniteti "Mbretëresha Geraldinë"  dhe mbërritja tek "Toptani Shopping Center".

Pas përfundimit të ecjes, do ketë program argëtues për të gjithë! 
Bashkohu me ne!