previous arrow
next arrow
Slider

Program/koncert operistik

Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA), ne kuader te Tetorit, Muajit te Ndergjegjesimit per Sindromen Down, me dt 25 Tetor, ora 20:00 organizon ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit nje program/koncert operistik, mundesuar fale angazhimit te posacem si ambasador i kauzes te personave me sindromen Down ne Shqiperi, tenorit shqiptar me fame boterore, Z.SAIMIR PIRGU dhe me kontributin e vyer te T.K.O.B, maestro Zhani Cikos, sopranos Mariana Leka, mezzo sopranos Vikena Kamenica, baritonit Armand Likaj dhe orkestres sinfonike te TKOB.

Ky koncert organizohet dhe nen kujdesin e vecante te Z. Erion Veliaj, Minister i Mireqenies Sociale dhe Rinise, si dhe fale bashkepunimit me Ministrine e Kultures.
Te gjitha te ardhurat nga shitja e biletave te koncertit (rreth 1.000.000 Leke) do te shkojne ne arke te DSA per te ngritur kapacitetet e saj per ofrimin e sherbimeve per femijet, personat me sindromen Down dhe familjareve te tyre ne Shqiperi.

Muaji i sensibilizimit per sindromen Down, vjen i organizuar per here te pare ne Shqiperi me qellimin paresor, sensibilizimin mbi te drejtat, nevojat dhe potencialin e personave me sindromen Down per te qene te integruar dhe pjese aktive e komunitetit ku jetojme.

DSA falenderon sponsorin e saj gjeneral ALBtelecom dhe Eagle Mobile, si dhe sponsorin mbeshtetes Raiffeisen Bank per mbeshtetjen e tyre financiare per realizimin e ketij koncerti, Fondacionin "Dritan Hoxha", Geraldina Sposa, Platea sha, Metro sha, Visual, Trimed, Tylolhot, Gentgarfik dhe sponsoret mediatik te ketij aktiviteti: Klan TV, Vizion Plus, Tring Digital, RTSH, Club TV, Club FM, Energy Radio, revistat Story, Living dhe OK!, gazetat Panorama dhe Mapo. Keta partnere mediatike pervecse ofruan me shume dashamiresi hapesirat e tyre mediatike per transmetimin e spoteve dhe imazheve publicitare te koncertit, mbi te gjitha krijuan mundesine e zhvillimit te bisedave dhe temave rreth sindromes Down ne programacionet dhe faqet e tyre, duke bere te mundur informimin e drejte te paleve te interesit dhe transmetimin e mesazheve ndergjegjesuese per kete sindrome.

Down Syndrome Albania falenderon gjithashtu partneret e saj strategjik, Down Syndrome Kosova, Down Syndrome International, Qendren Jonathan, Qendren "Future for you" per bashkepunimin ne favor te kauzes.

DSA njofton dhe aktivietet e rradhes ne kuader te Tetorit:
1. 26 Tetor, 2013 ora 11:00 - 18:00 - Ekspozite fotografike e Robert Cem Osborn, 16 vjecari me sindromen Down qe perfaqeson Down Syndrome Turkey: Galeria Zeta
2. 27 Tetor, 2013 ora 10:00 - 16:00 - Tryeze e rrumbullaket organizuar ne partneritet me Save the Children, mbi arsimin gjitheperfshires me teme "Arsimi gjitheperfshires, nje realitet ende i paprekshem ne vendin tone".

Një letër për birin tim!

Biri im i bukuri ti dhe pak dite dhe mbush vitin e dyte te jetes tende,e une vitin e dyte te lumturise time te vertete, te ekzistences time me nje kuptim!

më shumë

Evente

  • Buddy Walk® Tirana

    Buddy Walk® Tirana

  • Festojmë 1 Qershorin

    Festa e 1 Qershorit

  • Kampi Veror DSA

    Kampi Veror DSA

  • Të ndarë - Të bashkuar

    Të ndarë - Të bashkuar

  • Tetori - Muaji i ndergjegjesimit i Sindromes Down

    Tetori - Muaji i ndërgjegjësimit

  • 21 Marsi - Dita boterore e Sindromes Down

    21 Marsi

Lajmet e Fundit

DEKLARATË PËR MEDIAN  3 Dhjetori - Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

DEKLARATË PËR MEDIAN 3 Dhjetori - Dita …

Fondacioni “Down Syndrome Albania” - Qendra e Shërbimeve “PRO PAK” (pjesë e fondacionit) DEKLARATË PËR MEDIAN 3 Dhjetori - Dita Ndërkombëtare e...

03-12-2025

Më shumë

Covid 19 - 117 OSHC i kerkojne Qeverise …

Tiranë, 24 Mars 2020 Drejtuar: SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Zj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale...

07-04-2020

Më shumë

Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirë…

Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirëse për të gjithë! - Building an inclusive school for all! U mbajt gjatë kësaj jave nga...

18-03-2019

Më shumë

DONATORET