previous arrow
next arrow
Slider

Vetë advokimi i personave me SD

Vetë advokimi i personave me SD

Vetë advokimi i personave me SD

Në muajin Gusht të vitit të kaluar u zhvillua Kongresi Botëror për Sindromën Down në Chennai, Indi.
Në këtë takim organizata dhe profesionistë nga fusha të ndryshme (mjekësi, psikologji, pedagogji etj) u mblodhën për të diskutuar dhe ndarë përvojat e tyre në fushat e ndërgjegjësimit, vetë-advokimi-t, shëndetit, arsimimit, punësimit dhe të drejtave.Një nga risitë dhe pika më e rëndësishme që u diskutuan ishte vetë-advokimi nga individë me sindromën Down.

Cfarë është vete-advokimi

Vetë -advokimi eshtë e drejta e një person me aftësi të kufizuar intelektuale të shprehë vetë dëshirat e tij dhe të marrë vendime vetë pa nevojën e një kujdestari. Kjo do të thotë që personi të ketë mundësinë e zgjedhjes dhe të shprehjes që nga dëshirat më të vogla deri në vendimet më të rëndësishme si e drejta e punësimit, arsimimit, mbrotja e shëndetit të tij etj. Kjo mund të realizohet dhe ndërmjet mbështetjes dhe ndihmës së një personi por është e rëndësishme që të jen shprehur ndjenjat,dëshirat e personit.
Gjatë këtij kongresi u prezantuan dhe folën disa nga vetë -advokuesit më të njohur me sindromën Down si:
Emmanuel Bishop - violinist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

 

Fondacioni Down Syndrome Albania u prezantuan në këtë kongres me vajzën 18 vjeçare Irma Nika e shoqëruar nga një pjestarë i stafit.

Irma ndoqi me lehtësi programin për individët me sindromën Down nga data 18 Gusht deri më 21 pavarësisht vështirësive me gjuhën. Ajo me ndihmën e shoqërueses arriti të ishte aktive në të gjithë aktivitetet dhe të shprehë potencialin e saj në fusha të ndryshme si piktura, muzika, kërcimi.

Në fund të këtij kongresi dhe takimeve mes palëve u prezantuan këto përfundime të rëndësishme për zhvillimin e vete-advokimit.


• Respektimi dhe pranimi nga shoqeria duke u trajtuar njësoj si të tjerët.
• E drejta per martesë dhe lidhje dashurie si të gjithë pa ndërhyrjen e prindërve.
• Të kesh mundësinë për t’u kujdesur për veten dhe të kesh një jetë sa më të shëndetshme dhe të pavarur.
• Të kesh mundësinë e një arsimimi të lirë (falas).
• Në shkolla të ketë një këshillues të trajnuar mbi praktikat gjithëpërfshirëse.
• Të mbulohen sigurimet shoqërore që në lindje.
• E drejta e votës.
• E drejta për transport falas.
• Krijimi dhe zhvillimi i një modeli social të përshtatshëm të ofrimit të shërbimeve në edukim, shëndet. Trajnime, punësim dhe zhvillim karriere për personat me sindromën Down.
• Gjetja dhe krijimi i burimeve për zhvillimin e qasjeve të reja për programet e punësimit dhe trajnimi të individëve me sindromën Down.
• Të merren masa të forta të parandalimit të abuzimit seksual dhe barazi në vënien e drejtësisë.
• Aksesueshmëri në shërbimet e përgjithshme shëndetësore duke respektuar dinjitetin dhe privatësinë e individëve me sindromën Down.
• Politika rekreacioni në sport duke lehtësuar trajnimet, sponsorizimet dhe trajnimet për pjesmarrje në çdo nivel.


 

Një letër për birin tim!

Biri im i bukuri ti dhe pak dite dhe mbush vitin e dyte te jetes tende,e une vitin e dyte te lumturise time te vertete, te ekzistences time me nje kuptim!

më shumë

Evente

  • Buddy Walk® Tirana

    Buddy Walk® Tirana

  • Festojmë 1 Qershorin

    Festa e 1 Qershorit

  • Kampi Veror DSA

    Kampi Veror DSA

  • Të ndarë - Të bashkuar

    Të ndarë - Të bashkuar

  • Tetori - Muaji i ndergjegjesimit i Sindromes Down

    Tetori - Muaji i ndërgjegjësimit

  • 21 Marsi - Dita boterore e Sindromes Down

    21 Marsi

Lajmet e Fundit

Covid 19 - 117 OSHC i kerkojne Qeverise …

Tiranë, 24 Mars 2020 Drejtuar: SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Zj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale...

07-04-2020

Më shumë

Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirë…

Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirëse për të gjithë! - Building an inclusive school for all! U mbajt gjatë kësaj jave nga...

18-03-2019

Më shumë

Koment mbi statistikat e vitit 2018 për …

  Fondacioni Down Syndrome Albania, në bashkëpunim me departamentin e Shërbimit Social Shtetëror, pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë...

05-02-2019

Më shumë